Lajme
05.4.2023 10:34
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, i dëshiroi mirëseardhje Kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq i cili sapo ateroi në aeroportin Ndërkombëtar Shkup.
“Në një kohë kur përballemi me procese dhe sfida miqtë e vërtetë janë me ne të ndajnë përvojë dhe të mbështesin integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Mirëseardhje të ngrohtë për Kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq me të cilin do të kemi mundësi të diskutojmë për planet tona, për projekte të reja, për të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Mariçiq në Fejsbuk profilin e tij.
Sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë për vizitë zyrtare qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të së cilës do të mbajë takime me përfaqësues të lartë shtetëror.
Nikoqir i kryeministrit Kroat Plenkoviq do të jetë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërkaq është organizuar edhe ceremoni solemne, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të pasojë takim kokë më kokë i kryeministrave, si dhe takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.
Në fokus të diskutimeve do të jenë euro-integrimet dhe rrjedha e negociatave me BE-në, ndryshimet kushtetuese, marrëdhëniet bilaterale, avancimi i bashkëpunimit në sferat kyçe për progresin e procesit aderues drejt BE-së, si dhe do të shqyrtohen mundësitë për investime të reja.
Do të pasojnë takime me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, si dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ndërkaq Plenkoviq do të ketë fjalën e tij para deputetëve në Kuvend.