Lajme
31.3.2023 08:07
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot mbajti takim me homologen e tij suedeze, Ministren për Çështje Evropiane Jesika Rosval, në të cilën diskutuan për aktivitetet në kuadër të prioriteteve të kryesimit me BE-në, ndryshimet kushtetuese, reformat dhe rrjedhën e procesit të skriningut.
Në takim u konfirmua mbështetja e vazhdueshme të cilën Mbretëria e Suedisë ja jep rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimi të cilën e ka gjatë kohës së kryesimit të saj me BE-në në gjithë rajonin.
-Është e rëndësishme që kemi mbështetje politike dhe derë të hapur për BE-në. Tani në duart tona është dinamika dhe vazhdimësia e procesit të negociatave me BE-në. Qeveria ka vullnet politik dhe është e gatshme ta përshpejtojë zbatimin e reformave, por nevojitet plan dhe kornizë e qartë nga ana e BE-së për zgjerimin, tha Mariçiq në takim.
Zëvendëskryeministri Mariçiq iu falënderua për mbështetjen politike dhe financiare të cilën tani më tre dekada Suedia ia jep Maqedonisë së Veriut për progres dhe përmbushje të qëllimit strategjik, anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ministrja për Çështje Evropiane Rosval përshëndeti harmonizimin e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme të BE-së dhe bashkimin me sanksionet ndaj Rusisë. Në këtë kontekst ministrja falënderoi edhe për mbështetjen e sinqertë të cilën e ka Suedia për anëtarësim në NATO të Maqedonisë së Veriut, që do të kontribuojë për përforcimin e sigurisë së hapësirës euro-atlantike.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, Zëvendëskryeministri Mariçiq u takua edhe sekretarin shtetëror në Ministrinë për Çështje Evropiane, Kristijan Danielson, me të cilin shkëmbyen pikëpamjet e tyre për ngjarjet aktuale politike në rajon dhe rëndësinë e qartë të perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mariçiq vizitën në Stokholm shfrytëzoi edhe për takimin me Zëvendës drejtorin e përgjithshëm dhe drejtor i Njësisë për Amerikën e Jugut dhe Evropë në agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), Liza Fredrikson, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin bilateral dhe zbatimin e Strategjisë për bashkëpunim për vitin 2021-2027.
Mariçiq për vizitë dyditore qëndroi në Mbretërinë e Suedisë me ftesë të Ministres për Çështje Evropiane Jesika Rosval, gjatë kohës së kryesimit suedez me BE-në.