Lajme
17.3.2023 10:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot në mbledhjen e këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut tha se dyert e BE-së janë të hapura, por se na mbetet neve ti kryejmë obligimet dhe të japim rezultate të cilët janë në interes të qytetarëve dhe të zhvillimit ekonomik të vendit.
Jemi të përgatitur mirë për të vazhduar procesin e negociatave me BE-në. Mbështetjen politike dhe afeksionin që kemi nga vendet anëtare të BE-së duhet ta shfrytëzojmë tani dhe ta ruajmë vazhdimësinë e integrimit evropian, shtoi zëvendëskryeministrja Mariçiq.
Mariçiq theksoi se Maqedonia e Veriut e zbaton Marrëveshjen në vazhdimësi dhe në tërësi, e cila ka arritur një nivel të konsiderueshëm të harmonizimit të legjislacionit nacional me legjislaturën e BE-së.
- Të gjitha organet e MSA-së janë në seancë të rregullt, gjë që konfirmohet edhe nga mbledhja e sotme. Sipas metodologjisë së re për negociatat e anëtarësimit, organet e MSA-së - Këshilli, Komiteti dhe nën-komitetet marrin peshë dhe rëndësi të veçantë sepse në kuadër të tyre do të ndiqet dinamika e negociatave të anëtarësimit, me çka do të zgjerojë hapësirën e temave për diskutim, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Lidhur me pikën kushtuar kritereve ekonomike, negociatori kryesor me BE-në tha se likuiditeti dhe aftësia paguese e sistemit bankar është solid dhe i qëndrueshëm.
- Stabiliteti makroekonomik i vendit ruhet dhe shënon rritje solide prej 3.2% në gjysmën e parë të vitit 2022. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje prej 14.5% në bazë reale. Zhvillimet pozitive në tregun e punës vazhduan edhe gjatë vitit 2022. Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë të 2022 u ul në 14.3%, ndërsa shkalla e punësimit arriti në 47.3%.
Ai theksoi se u miratua Ligji i ri për buxhetin, i cili vendosi rregullat fiskale, këshillin fiskal, buxhetimin afatmesëm dhe përmirësimin e mëtejshëm të transparencës fiskale, si dhe iu referua reformës së iniciuar të sistemit tatimor në përputhje me Strategjinë për reforma të sistemit tatimor 2021-2025.
Zëvendëskryeministri theksoi se krahas të gjitha sfidave, është arritur progres në aspektin e përputhshmërisë së mëtejshme me legjislacionin e BE-së, duke u shprehur se është miratuar Strategjia për zhvillimin e sistemit të prokurimit publik 2022-2026.
Në fushën e energjisë, Mariçiq tha se prioritet është rishikimi i Planit Nacional i Energjisë dhe Klimës, si dhe aktivitetet për përmirësimin e efikasitetit energjetik, me qellim ulja e cenueshmërisë së vendit ndaj goditjeve të jashtme dhe rritjen e sigurisë energjetike.
Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në me delegacionet evropiane ndau përshtypjet pozitive të procesit të skriningut të deritanishëm dhe shprehu mirënjohjen Komisionerit Varheji dhe shërbimeve të Komisionit Evropian për organizimin e mirë të takimeve të skriningut.
Ai theksoi se është e rëndësishme për ne që të marrim raportet e skriningut sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të ruajmë fokusin dhe motivimin për reforma në administratë ashtu edhe në shoqëri në përgjithësi.
Njëkohësisht po punohet për përgatitjen e kontributit drejt Raportit vjetor të Komisionit Evropian, në të cilin janë përfshirë mbi 160 institucione dhe mbi 1200 nëpunës shtetëror. Jam i bindur se në Raportin e këtij viti, Komisioni do të shënojë se është arritur progres, edhe krahas të gjitha sfidave të brendshme dhe globale me të cilat po ballafaqohemi vazhdimisht.
Siç deklaron rregullisht, në çdo skrining bilateral, Mariçiq në takim konfirmoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme të miratojë plotësisht legjislacionin e Bashkimit Evropian në rendin e saj brendshëm juridik dhe të ndërtojë kapacitete efikase administrative dhe gjyqësore për zbatimin e plotë të tij.
Negociatat për anëtarësim do të jenë nxitje shtesë të thellohet dhe të përshpejtohet integrimi dhe transpozimi i plotë i legjislacionit evropian në sistemin ligjor dhe sistemin institucional nacional. Ne presim që metodologjia e re për negociatat aderuese, e cila aplikohet për herë të parë në rastin tonë (dhe Shqipërinë), do të kontribuojë në dinamikën e negociatave, në transformimin e përshpejtuar dhe të pakthyeshëm të shoqërive tona në demokraci plotësisht funksionale dhe në konvergjencën e ekonomive tona duke ulur pabarazitë.
Në takim Zëvendëskryetari mariçiq iu falënderua për mbështetjen të cilën e marim nga Be-ja për zbatimin e reformave përmes Instrumentit për ndihmë para-aderuese IPA, por edhe për ndihmën lidhur me stabilitetin makroekonomik dhe ballafaqim me pasojat e krizës energjetike dhe Kovid.
- Është ratifikuar dhe ka hyrë në fuqi marrëveshja kornizë për zbatimin e IPA 3. Pakot e akreditimit për zbatimin e projekteve në sektorët e transportit dhe mjedisit janë përgatitur, kanë kaluar fazën e vendosjes, të vetëvlerësimit dhe aktualisht janë në fazën e vlerësimit të konformitetit në kuadër të trupit auditues të IPA-s. Marrëveshja sektoriale për IPARD III është nënshkruar nga të dy palët, me çka janë plotësuar kushtet për zbatimin e programit IPARD, shtoi Mariçiq.
Në takim u diskutua për progresin e vendit, agjendën e reformave dhe aktivitetet dhe detyrat e planifikuara që duhet të realizohen në rrjedhën e mëtejshme të procesit të integrimit evropian.
Ky është takimi i parë i Këshillit për Stabilizim dhe Asociimit që po zhvillojmë si vend i cili negocion me BE-në. Takimi i fundit u mbajt para 4 vitesh në Bruksel, ndërsa takimi i sotëm i 16-të për herë të parë mbahet në Shkup.
Takimin e kryesoi Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në delegacion krahas Zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Delegacioni i BE-së u kryesua nga Zhosep Borrel Fonteles, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si dhe Oliver Varhey, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim, i cili përfaqësonte Komisionin Evropian.