Lajme
09.3.2023 08:28
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot në seancën parlamentare, sipas pikës për Raportin vjetor të Komisionit Evropian për 2022, tha se çështjet me reformat, progresi dhe përkushtimi strategjik i vendit duhet më shpesh të jetë në Parlament dhe të jetë në interes për të gjithë.
-Mendoj që Parlamenti është vendi më i përshtatshëm ku tema për raportin e Komisionit Evropian duhet vazhdimisht të jetë i hapur. Njëkohësisht duhet të jetë edhe vendi kryesor nga ku duhet të vijnë mesazhet për hapat e ardhshëm në procesin e negociatave, dhe kritikave, si dhe mbështetja për zbatimin e reformave, tha nga foltorja parlamentare Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq theksoi se Maqedonia e Veriut vitin e kaluar mori raport pozitiv nga Komisioni Evropian, i pari pas hapjes së negociatave me BE-në, me vlerësim “nivel mirë i gatishmërisë”, për gatishmëri të përgjithshme të vendit për 2022.
-Vlerësimet e Raportit tregojnë se në disa fusha kemi bërë dhe kemi arritur më shumë edhe nda vendet e rajonit të cilët me dekada janë në procesin e negociatave me BE-në. Gjithashtu është e qartë dhe i padyshim, Komisioni Evropian theksoi punën e Parlamentit për vonesën e miratimit të ligjeve, si rezultat i bllokadave nga ana e opozitës, potencoi Mariçiq.
Ai mendon që angazhimi i fuqishëm i Qeverisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët, mbajtjen e marrëdhënieve të mira nder-fqinjësore dhe me vazhdueshmëri në reforma, vendi pozicionoi rrugën që çon deri tek përmbushja e prioritetit tonë strategjik.
-Me këtë dhamë sinjal për vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për ti zbatuar reformat lidhur me BE-në, që është potencuar edhe në Raport se “Vendi i vazhdoi të gjitha përpjekjet për përmirësimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës edhe krahas sfidave të caktuara”, theksoi Mariçiq, duke shtuar se raporti është objektiv dhe padyshim përcjell në atë se kemi reforma të qëndrueshme, me progres dhe arritje të shënuara në të njëjtat.
Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor me BE-në foli edhe për fusha konkrete ku duhet edhe shumë të bëhet dhe të rriten përpjekjet për dhënien e më shumë rezultateve.
-Përqindjet tregojnë se është ruajtur rritmi i progresit ose ka përmirësim në 23 nga gjithsej 43 fusha, por nga 20 fushat tjera ka progres të kufizuar ose më të vogël. Nga aspekti i gatishmërisë në rreth 90% të fushave kemi gatishmëri të pjesshme ose gatishmëri të mirë, theksoi Mariçiq dhe i citoi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit t komisionit Evropian për vitin 2022.
Në fjalën e tij hyrëse ai theksoi vërejtjet pozitive dhe negative për fushat veçmas, duke u ndalur në më të gjerin Klaster 1 “Vlerat fondamentale” duke treguar për atë se çka duhet në periudhën e ardhshme të bëhet në fushën e gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, mediat dhe kriteret ekonomike.
Mariçiq njoftoi se me mbështetjen e ekspertëve vendas por edhe ndërkombëtar, kanë filluar me përgatitjen e qasjes metodologjike të dokumenteve reformuese – Udhërrëfyesit dhe siguroi që në afat më të shpejt të mundur do të përgatitet korniza metodologjike për krijimin e planit reformues në tre fusha prej tani, e deri në anëtarësimin tonë në BE.
-Reformat dhe dinamika e tyre, varen nga të gjithë ne. Dhe a do ti miratojmë ligjet për tre muaj ose për një vit e tre muaj gjithashtu varen nga ne. A do ti transponojmë dhe do ti shpërndajmë për tre muaj ose një vit e tre muaj gjithashtu varet nga ne, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri në fund apeloi deri tek deputetët për miratimin e ligjeve nga agjenda evropiane të zbatohen pa ndërprerje sipas proceduarve, duke theksuar bindjen se Parlamenti do ta pranojë kritikën e Komisionit Evropian dhe do të “jetë forum për dialog politik konstruktiv, në veçanti kur bëhet fjalë për agjendë reformuese të BE-së dhe së bashku me Qeverinë të punojë për planifikimin e agjendës legjislative, me prioritet për ndryshimet kushtetuese”.