Lajme
06.3.2023 04:21
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me Lord Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, në të cilën diskutuan për dinamikën e procesit euro-integrues, zhvillimin e ngjarjeve politike në Maqedoninë e Veriut si dhe për ngjarjet në rajon.
Bashkëbiseduesit në takim konstatuan se vazhdimësia e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit në përgjithësi.
-Maqedonia e Veriut ka mundësi shpejtë të përparojë në procesin e negociatave me BE-në. Në këtë moment të ndryshimeve kushtetuese do të varet jo vetëm e ardhmja evropiane dhe pozicionimi i vendit në marrëdhëniet me BE-në por edhe paqja dhe siguria e rajonit në përgjithësi, janë pjesë e mesazheve në takimin e Zëvendëskryeministrit me Piç, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Lord Stjuart Piç, i shoqëruar nga Ambasadori Metju Loson, në takim konfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar të cilën Maqedonia e Veriut ka nga Mbretëria e Bashkuar në rrugën evropiane dhe në zbatimin e reformave.
Në këtë kontekst në stabilitetin rajonal dhe progresin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për takimin në nivel të lartë mes dy përfaqësuesve në Beograd dhe Prishtinë, në Ohër, duke përshëndetur dialogun që sipas tyre është rëndësisë së madhe gjeostrategjike që kërkon angazhim konstruktiv nga të dy palët.
Zëvendëskryeministri dhe Negociatori kryesor me BE-në Mariçiq, në takim theksoi se Maqedonia e Veriut ka kapacitet demokratik, është e përgjegjshme dhe vend serioz për anëtarësim në BE, e cila edhe më tej do të jetë e përkushtuar në nismat rajonale, si dhe në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, sepse siç thotë Mariçiq “Është në favor tonin dhe në favor të Evropës”.
Në takim mori pjesë edhe Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, ku u konfirmua gatishmëria e plotë për avancimin e bashkëpunimit dhe komunikimi i vazhdueshëm për tejkalimin e sfidave.