Lajme
19.2.2023 08:54
Sot në kuadër të Konferencës së sigurisë së Mynihut, Zëvendëskryeministri për euro-integrime Bojan Mariçiq së bashku me Kryeministrin Kovaçevski u takuan me kryetarin e Fondacionit Shoqëri e Hapur Xhorxh Soros dhe nënkryetarin, Aleksandar Soros.
“Mbështesim ide dhe nisma që çojnë drejt stabilitetit dhe zhvillimit të shoqërisë demokratike”, shkroi pas takimit Zëvendëskryeministri Mariçiq në fejsbuk profilin e tij.
Në takim u diskutua procesi euro-integrues, bashkëpunimi rajonaë, reformat dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushat që do të jenë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut në këtë fazë të negociatave aderuese dhe të cilët do ta përshpejtojnë procesin, siç janë sundimi i së drejtës dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
Teksti integral i publikimit të Zëvendëskryeministrit Mariçiq:
“Në takim me themeluesin e Fondacionit Shoqëri e Hapur, Xhorxh Soros dhe Zëvendëskryetarin Aleksandër Soros, ramë dakord se promovimi i vlerave demokratike dhe bashkëpunimi rajonal janë impuls për zhvillimin ekonomik, mobilitet më të madh dhe përmirësim i standardeve jetësore të qytetarëve.
Mbështetjen e vazhdueshme që kemi nga Fondacioni në reformat, përmes projekteve në fusha të ndryshme dhe përcjellja e praktikave të mira, do të thotë qasje më të shpejtë drejt integrimit evropian.
Jemi mirënjohës për ndihmën e deritanishme si Qeveri jemi të hapur për avancim të bashkëpunimit me miqtë tanë nga Shoqëria e hapur, veçanërisht në fushat të cilët për ne aktualisht janë kyçe për negociatat me BE-në, dhe ato janë sundimi i së drejtës dhe funksionimi i institucioneve demokratike”, shkruan në publikimin e tij Mariçiq.