Јавни повици
28.11.2022 08:00
Sekretariati për Çështje Evropiane shpall Thirrje publike për paraqitjen e të gjitha organizatave të interesuara civile për konsultime për procesin e negociatave për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Qëllimi i kësaj thirrje është krijimi i regjistrit/bazë të organizatave civile të cilat Sekretariati për Çështje Evropiane do të mund t’i konsiderojë gjatë procesit të negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe të cilat vazhdimisht do të mund t’i informojë dhe herë pas here ti konsultojë për çështjet lidhur me negociatat për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Të gjitha organizatat e interesuara civile mund të paraqiten për një ose më shumë fusha dhe kapituj të së drejtës së Bashkimit Evropian, për fushat dhe kapitujt që janë në kuadër të veprimtarisë së tyre, duke e plotësuar formularin elektronik për regjistrim, të cilin do ta gjeni në këtë lidhëse.
Të drejtë për paraqitje kanë të gjitha organizatat civile
E rëndësishme:
- Paraqitja bëhet vetëm në formë elektronike përmes plotësimit të formularit për regjistrim.
- Paraqitja e organizatave të interesuara civile për përfshirje në regjistrin/bazën e organizatave civile për konsultime për procesin e negociatave për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, automatikisht nuk nënkupton pjesëmarrje në punën e grupeve punuese për procesin e negociatave për përgatitje të pozitave negociuese për aderimin e republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.