Lajme
21.8.2022 06:44
“Çdo kapitull dhe çdo klaster ka peshën e vet dhe të gjithë kanë rëndësinë e tyre në integrimin e vendit në BE. Gjithsesi më i rëndësishëm me peshë më të madhe, e vendosur nga vetë metodologjia e negociatave është klasteri Vlerat themelore, i cili i pari hapet, dhe i fundit mbyllet dhe mbetet i hapur gjatë gjithë procesit negociues, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq në intervistë për “Alsat” duke potencuar se kemi harmonizim të mirë në numër të madh të klastereve.
-Diku qëndrojmë mirë nga disa vende tjera të cilët 10 vite negociojnë, Serbia dhe Mali i Zi, megjithatë kemi një Klaster, për tregun e brendshëm, i cili është voluminoz liria e lëvizjes së njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve. Këtu kemi shumë punë, sepse praktikisht sistemi ynë duhet të integrohet në pazarin e brendshëm të Bashkimit Evropian, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se edhe klasteri i mjedisit jetësor ose agjenda e gjelbër, është i rëndësishëm, si dhe kapituj ku definohen investimet dhe infrastruktura dhe politikat bujqësore si më lehtë të implementohen dhe si më lehtë të vijnë paratë evropiane deri tek qytetarët.
-Kuptohet çështja e mjedisit jetësor është një çështje e rëndësishme në BE si vendi të ketë zhvillim me ekonominë e gjelbër. Këto janë klastere kyçe dhe të gjithë këta kanë peshën e vetë, kurse neve na duhet shumë punë veçanërisht në pjesën e tregut të brendshëm dhe integrimin në tregun e brendshëm të BE-së, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai në intervistë shpjegoi se faza e parë e skriningut do të jetë plotësim i akteve të reja me të cilat janë sjellë në BE dhe paraqitja e tyre në administratën tonë, me kapituj dhe me klasterë, dhe të ashtuquajturin skriningu shpjegues, pas të cilës do të pasojë skriningu bilateral.
-Skriningu praktikisht paraqet ehe një mënyrë të mobilizohet administrata. Ne tani më punojmë në përfundimin e strukturës negociuese me të gjitha aktet dhe emërimet e duhura. Pres që deri në fund të këtij muaji ta paraqes, dhe më pas në një periudhë intensiv deri me 15 shtator edhe ministrave tjerë dhe të gjitha institucioneve ju shpjeguam saktësisht cili është roli i tyre në skrining dhe nga 15 shtatori e më tej, të fillojmë me procesin, tha Mariçiq në intervistë për “Alsat”.