Lajme
12.8.2022 12:35
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dërgoi urim deri tek të rinjtë në vend.
-Obligimi ynë ishte të siguronim siguri, dhe prosperitet, kurse të rinjtë të jenë nismëtarë shoqëror më të mëdhenj i shoqërisë sonë dhe kryesues të së ardhmes evropiane maqedonase.
Sot kur në mbarë planetin të rinjtë festojnë ditën e tyre, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, na rikujton për potencialin dhe fuqinë e madhe të tyre të cilën e mbajnë në vete për ndryshime dhe zhvillimin shoqëror.
Energjia e juaj, kapaciteti dhe entuziazmi paraqesin fuqi për gjithçka ajo që është dhe duam të jetë Maqedonia e Veriut, si she motiv shtesë për gjithë komunitetin shoqëror në mënyrë vendimtare t’ju përgjigjet sfidave për zhvillim dhe progres të vendit.
Të rinj, partneritetin që kemi, me respekt të plotë për nevojat dhe idetë e juaja, është një tregues i mirë për gatishmërinë e Qeverisë që të punojë në përforcimin e të rinjve si qytetar aktiv dhe iniciator për ndryshime pozitive shoqërore.
Së bashku vazhduam të punojmë në përforcimin e kohezionit shoqëror përmes përmirësimit she përforcimit të mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të përditshëm dhe të ju mbështesim në rrugën drejt zhvillimit të potencialit, njohurisë, suksesit dhe qëllimeve tuaja.
Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë, kapitali ynë më i madh dhe më i rëndësishëm, shkroi Zëvendëskryeministri Mariçiq në Fejsbuk profilin e tij.