Lajme
23.7.2022 09:40
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq me deklaratë për “Triling” tha se të gjitha partitë politike de deputetët do të kenë mundësi në këtë periudhë që pason, të deklarohen se në cilën anë do të jenë në procesin e euro-integrimeve, për BE-në dhe vazhdimin në atë rrugë apo për ndalesa dhe bllokada.
-Para nesh është edhe një detyrë, dhe ajo është vazhdim në rrugën e negociatave me BE-në, sepse tani më i filluam. Mendoj që çdo parti politike dhe çdo deputet duhet të ketë ndjenë të mjaftueshme të përgjegjësisë në periudhën e ardhshme. Do të kenë kohë të vendosin a janë për rrugën e BE-së apo kundër, theksoi Mariçiq duke shtuar se ndryshimet thelbësore kushtetuese të cilat tani duhet të bëhen, me përfshirjen e disa komuniteteve apo grupe në Kushtetutën tonë, janë më pak problematik, në krahasim me Marrëveshjen e Prespës.
Zëvendëskryeministri Mariçiq është i bindur se deputetët me mençuri do të vendosin në periudhën e ardhshëm dhe beson që opozita do ta kuptojë se sa i rëndësishëm është ky proces sa i rëndësishëm është të bashkohemi rreth kësaj çështjeje, sepse siç thotë: “Për ne rruga drejt BE-së është e hapur, vetëm duhet të zbatojmë detyrimet tona”.
Pyetjes se a duhet të presim bllokada nga ndonjë vend tjetër anëtar, Mariçiq thotë se çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian ka të drejtë që gjatë bisedimeve të hap dilemat dhe çështjet e tyre.
- A do të jetë kjo nga ana e Bullgarisë apo cilido vend tjetër do të ishte legale dhe legjitime jo, gjithsesi se jo, sepse korniza negociuese, konkluzat e Këshillit të BE-së, deklaratat hyrëse nga të dy palët, janë të qartë dhe precize për atë se çka duhet bërë, në cilën periudhë, në cilat afate dhe në cilën mënyrë. E çdo gjë tjetër do të ishte keqpërdorim. Ne nuk mundemi në asnjë mënyrë të japim garanci paraprake se në të ardhmen ndenje vend nuk do të na bllokojë, por se tani rruga është e hapur, në të kaluarën ishte Greqia, deri më sot ishte Bullgaria, por është e qartë se nuk do të jetë lehtë bllokimi as që lehtë mund ta zgjedh bllokadën pas këtij hapi, tha Mariçiq.
Rreth formimit të grupeve të punës të cilët do të përfshihen në procesin e integrimit evropian dhe negociatat me BE-në, Zëvendëskryeministri Mariçiq ta se nevojitet mobilizim i gjerë shoqëror të të gjitha strukturave më të mira që i posedojmë edhe pse tani më kemi kapacitet në institucione dhe ekipe të cilët punojnë në këtë temë, në periudhën e ardhshme do të punohet në përforcimin e tyre.