Lajme
10.4.2013 15:52
-Këto trajnime janë të dedikuara për nëpunësit shtetëror dhe kanë për qëllim t`iu ofrojnë kuptueshmëri përsa i përket mënyrës së udhëheqjes me portfoliot europiane, mënyrën e udheheqjes së negociatave meqë egzistojnë çështje të caktuara, si psh: mjedisi jetësor, turizmi ose çështje tjera, të cilat mund të jenë të ndërlikuara dhe prandaj, ato janë të obliguar të udhëheqin negociata të sukseshme në momentin kur të njejtat fillojnë, që dmth se nëpunësit duhet më se të jenë të trajnuar, theksoi ambasadorja françeze në Maqedoni, Lorens Oer, e cila sëbashku me Kryeministrin për Çështje Europiane, Fatmir Besimi sot në Shkup e shënuan fillimin e ciklit të parë të trajnimeve që kanë të bëjnë me rregullat dhe teknikat e negociatave në Bashkimin Europian.
Mbi të gjitha, ambasadorja Oer shtoi se në këto trajnime do të marrin pjesë edhe eskpertë françez meqë vetë trajnimi i`u dedikohet nëpunësve shtetëror të profilit të lartë nga institucione të ndryshme shtetërore.
-Trajnimet e mëtutjeshme do të trajtojnë tematika më specifike, jo vetëm nga tematika e përgjithshme që ka të bëje me mënyrën e udhëheqjes së negociatave, por edhe të atilla që merren me portfolio të caktuara dhe precize, si psh: mënyra e përgaditjes së buxhetit, si dhe tematika më të ndërlikuara, potencoi Oer.
Këto trajnime, si që theksoi Oer, paraqesin një kontribut të mëtutjeshëm përsa i përket bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë dhe Francës, e cila si e tillë, do të forcohet nga vit në vit sepse dëshirojmë që Maqedonia të jetë e gatshme për fillimin e negociatave.
Kryeministri Besimi theksoi se trajniment janë jashtëzakonisht të rëndësishme, posaçërisht në këtë periudhë kur Republika e Maqedonisë e mban dialogun në nivel të lartë me BE-në.
-Në këtë periudhë jemi duke e përgaditur një teren që ti fillojmë negociatat, ndërsa nga pikëpamja teknike vetëm se e kemi mbaruar marrëveshjen sipas të cilës kapitujt 23 dhe 24 do të fillojnë me të a.q. self screening. Trajnimet janë të rëndësishme për Maqedoninë me qëllim që me sukses ti bashkangjitet proçesit të Euro integrimeve.Me fjalë tjera,derisa proçesi i dialogut në nivel të lartë zgjatë,nëpunësit tonë do të trajnohen.Nga ana tjetër, negociatat do të zhvillohen në dinamikë më të shpejtë dhe më të përshtatshme në sajë të interesit të Republikës së Maqedonisë dhe proçesit të integrimit Europian,shtoi Besimi.
Trajnimet,të cilat janë të organizuara në kuadër të bashkëpunimit bilateral administrativ ndërmjet Maqedonisë dhe Francës,do të mbahen gjatë këtij viti dhe do të mundësojn përkrahje për proçesin e integrimit Europian të Maqedonisë.
Gjithashtu,këto trajnime do të organizohen sëbashku me ekspert françez nga profili lartë,si partner,te mobilizuar nga ENA, Shkolla Nacionale Françeze për Administratë.
Trajnimet e sotme do të mundësojnë prezantimin e përvojave françeze në lidhje me negociatat me BE-në ,si dhe përvojat nga institucionet françeze për koordinimin ndërmjet sektorëve për çështje Europiane.Gjithashtu do të prezentohen edhe parimet themelore,etapat dhe aktorët vendimtarë që kanë të bëjnë me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian,si dhe lekcionet të mësuara nga zgjerimet e mëparshme të BE-së.
Përfundimisht,trajnimet e ardhshme do të fokusohen në aftësi për udhëheqjen e negociatave dhe komunikimit ndërmjet kulturave.