Programi ORIO
Programi ORIO paraqet instrument bilateral, tregtar dhe investues i cili ka për qëllim financimin e projekteve publike infrastrukturore në vendet në zhvillim, të cilat zhvillohen dhe realizohen përmes partneritetit bashkëpunues midis Qeverisë së vendit shfrytëzues dhe bashkësisë ndërkombëtare të biznesit.Ndihma financiare e paraparë përmes ORIO-s mund gjithashtu të shfrytëzohet edhe nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, por vetëm përmes bashkëpunimit dhe ndihmës nga ministritë, me çka aplikimi për projektin e paraparë dorëzohet nga ana e ministrisë përkatëse.
Projektet të cilat zbatohen përmes Programit ORIO janë të financuara nga ana e Ministrisë për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, përderisa për implementimin e të njëjtave është përgjegjës Agjencia holandez për bashkëpunim ndërkombëtar.Buxheti i përgjithshëm për Programin ORIO në nivel vjetor arrin vlerën e rreth 180 milion euro, të dedikuara për financimin e projekteve në 50 vende në zhvillim, duke përfshirë këtu edhe Republikën e Maqedonisë.
Programi mundëson përkrahje në të gjitha fazat e ciklit të projektit, me çka parashihet financim prej rreth 50% e buxhetit i nevojshëm për fazën zhvillimore të projektit dhe rreth 35% e buxhetit i nevojshme për fazën operative, fazën e implementimit dhe harxhimeve për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në afat 10 vjeçar. Në pajtim me rregullat dhe principet e vërtetuara për shfrytëzimin e ORIO-s, korniza e përgjithshme buxhetore për projekt nuk duhet të jetë më e vogël se 2 milion euro, ose jo më shumë se 60 milion euro.
Thirrja për aplikim për ORIO 2012 është e hapur zyrtarisht dhe e njëjta do të zgjasë deri më 31 gusht 2012, ose deri atëherë kur mjetet nga buxheti i ORIO-s për vitin 2012 nuk do të harxhohen.
Duke nisur prej kësaj thirrje, do të hynë në aplikim rregullat e ndryshuara pjesërisht të ORIO-s. Ndryshimi më i madh është vendosja e rregullit “i pari i paraqitur, i pari i shërbyer” në bazë të së cilës do të shikohen aplikacionet, gjegjësisht projektet. Gjithashtu, prej sot e andej nuk do të ekzistojë ndarje midis projekteve prioritare përmes vendeve, gjegjësisht projekte nga të gjitha sektorët infrastrukturor të përshtatshme për ndihmë në kuadër të ORIO-s (uji, mjedisi jetësor, energjia, transporti, teknologjitë e komunikimit dhe informacionit, shërbimet shoqërore dhe sektori ndërtimor) do të mund të financohen në të gjitha vendet që janë në listën e vendeve ORIO.
Projektet fillimisht do të vlerësohen nga aspekti i plotësimit të kërkesave formale administrative. Përderisa projekti nuk i plotëson këto kërkesa, aplikuesi mund të tërheqë ose plotësoj aplikacionin. Në atë rast, aplikacioni nuk do të përmbajë pozicionin fillestar nga aspekti i parimit “i pari i paraqitur, i pari i shërbyer”.
Aplikacionet të cilat i plotësojnë kërkesat administrative do të merren parasysh për rishqyrtim të kërkesave të tyre formale në bazë të 5 kritereve: a janë relevante, a janë efektive, a kanë ndikim, a janë efikase dhe të qëndrueshme. Projekti mund të vlerësohet si i “i kënaqshëm” ose “jo i kënaqshëm” në varësi nga secili prej kritereve të lartpërmendura. Që projekti të jetë i përshtatshëm për grante nga ORIO programi është e domosdoshme që të jetë i vlerësuar me “i kënaqshëm” në pikëpamje të secilës nga 5 kriteret. Në mënyrë plotësuese, procedura parashikon takim në të cilën projekti do të rishikohet dhe diskutohet me aplikuesin, dhe në të cilën përmes tjerash do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe ekspertë të jashtëm. Debate i këtillë mund të realizohet në Hagë ose përmes konferencës elektronike.
Të gjithë dokumentacionin lidhur me ORIO mund ta gjeni në linkun: http://www.agentschapnl.nl/en/node/50436
Për informacione shtesë mund të vizitoni faqen zyrtare të ORIO-s:
http://www.orio.nl
Agjencia holandez për bashkëpunim ndërkombëtar është përgjegjës për implementimin e Programit ORIO:
http://www.agentschapnl.nl/en
Kontakt personi nga Sekretariati për Çështje Evropiane:
Orhideja Kaloshevska
Këshilltar shtetëror për koordinim e fondeve të BE-së dhe ndihmave tjera të huaja
Orhideja.kaljosevska@sep.gov.mk
Tel. +389 23 200 139
Sofçe Krstiq
Udhëheqëse e njësisë për ndihmë bilaterale dhe multilaterale
Sofce.zafirovska@sep.gov.mk
Tel: +389 23 200 219