Republika e Çekisë përbën presidencën trio me Francën, e cila kryesoi me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2022, dhe Suedinë e cila do ti merr detyrat e presidencën mes 1 janarit dhe 30 qershorit 2023.
Gjatë kohës së kryesimit, Republika e Çekisë do të fokusohet në pesë fusha prioritare ngushtë të lidhura:
Pas agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, presidenca çeke do ti mbështes përpjekjet e BE-së për sigurinë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës me shfrytëzimin e të gjitha instrumenteve dhe programeve të ofruara nga BE, duke i përfshirë edhe përforcimin e sanksioneve. Mbështetja politike dhe luftarake e BE-së dhe vendeve të saja anëtare për Ukrainë është e interesit vital që të sigurohet siguria në Evropë. Presidenca çeke do të punojë në drejtim të arritjes së konsensusit që të jepet statusi kandidat për Ukrainën.
Agresioni rus shkaktoi krizë më të madhe me refugjatë që nga Lufta e Dytë Botërore. BE medoemos duhet ti ndërmerr të gjitha hapat që të ndihmojë sa më mirë të menaxhohet me valën e paparë të refugjatëve. Në veçanti gratë dhe fëmijët nga Ukraina e cila u godit nga lufta. Kjo do të kërkojë mobilizimin e të gjitha resurseve dhe ekspertizës në dispozicion, si dhe shfrytëzimin e tare të koordinuar.
Presidenca çeke do të bazohet në parimet e solidaritetit, efikasitetit dhe fleksibilitetit në këtë fushë. Në bashkëpunim me Komisionin Evropian, do të punojë në fleksibiliteti e bartjes së mjeteve dhe krijimin e strukturave të nevojshëm për ndihmë ë vendeve më të goditura anëtare, organizata dhe sektori civil. Mbrojtja e fëmijëve dhe sigurimi i qasjes për arsimimin e tyre do të jetë prioritet. Për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, do të duhet të garantohen kapacitetet parashkollorë dhe jashtë arsimorë. Prioritet i rëndësishëm do të jetë edhe koordinimi i sigurimit të mbrojtjes shëndetësore. Presidenca çeke do ti përkushtojë vëmendje bashkëpunimit efektiv dhe solidaritet evropian që të ketë sukses integrimi afatgjatë i refugjatëve në shoqërinë e vendeve-anëtare.
Detyra tjetër e rëndësishme e presidencës çeke do të jetë rindërtimi i Ukrainës së pas luftës, duke u fokusuar në restaurimin e infrastrukturës kritike, sigurimin e shërbimeve bazike, përforcimin e rezistencës dhe rimëkëmbjes ekonomike dhe stabilitetit të Ukrainës. Bashkëpunimi i përforcuar i BE-së dhe sigurimi i nevojave për resurse financiare nëpër botën e lirë do të jetë i rëndësisë së veçantë.
BE nuk mund të jetë e varur në mënyrë jetike nga vendet të cilët drejtpërdrejtë e cenojnë sigurinë e saj dhe për këtë arsye duhet ta ndërpret varësinë e saj nga gazi rus, naftë dhe qymyri. Presidenca e Çekisë do të vendojë theks në çështjet për siguri energjetike të BE-së, të cilët aktualisht janë më emergjente nga tranzicioni energjetik, si dhe implementimit të përshpejtuar të REPowerEU, pjesa e rëndësishme e të cilit është diversifikimi i burimeve, duke përfshirë logjistikë, kursim të energjisë dhe përshpejtimi i tranzicionit për emetimin e ulët dhe burime të rinovuese të energjisë. Presidenca Çeke është i gatshëm të punojë në zbatimin e rregulloreve për rezervat me gaz, respektivisht mbushjen e depove në prag të dimrit dhe avancimin e prokurimeve vullnetare të përbashkëta, kështu që BE e shfrytëzon peshë e vetë ngjashëm me blerjen e vaksinave.
Dekarbonizimi i industrisë së BE-së dhe tranzicioni nga gazi natyral në hidrogjen paraqet qëllim të rëndësishëm që kërkon zbatim të një plani ambicioz për zhvillimin e infrastrukturës së hidrogjenit, magazinimit dhe terminaleve. Fit for 55 krijon një bazë për dekarbonizim. Megjithatë. Presidenca çeke do të fokusohet në veçanti në zbatimin e plotë të qëllimit kryesor afatshkurtër, respektivisht daljen nga varësia e karburanteve fosile ruse. Presidenca çeke do të merret edhe me efikasitetin energjetik (EED) dhe shfrytëzimin e burimeve të rinovuar të energjisë. Njëkohësisht, zhvillimi i infrastrukturës energjetike është e rëndësisë së veçantë, sepse do ta përforcojë rezistencën energjetike të BE-së në përgjithësi. Përfundimisht, presidenca çeke do të merret me rolin e energjisë nukleare në sigurimin e sigurisë energjetike të BE-së dhe përmbushjen e qëllimeve klimatike të BE-së.
Në fushën e transportit, Presidenca do të koncentrohet në zvogëlimin e emisioneve, promovimin e mënyrës ekologjike të transportit dhe infrastrukturës për karburante alternative, si parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e mobilitetit të pastër. Njëkohësisht do të fokusohen në zhvillimin e Rrjetit transportues trans-evropian (TEN-T) me qëllim që të lehtësohen rrjedhat transportuese në vendet-anëtare, duke e mbështetur dekarbonizimin e transportit.
Në të njëjtën kohë, presidenca çeke do të punojë në implementimin e kombinimit të përshtatshëm të instrumenteve që do t zvogëlonin ndikimin negativ social dhe ekonomik nga çmimet e larta të energjisë. Tranzicioni në neutralitetin e karbonit medoemos të shoqërohet me masa efektive sociale, për shembull me mbështetjen e kursimit të energjisë në amvisëri. Kursimet e energjisë bëhen gjithnjë e më të rëndësishme duke i pasur parasysh shtypjet nga inflacioni dhe çmimet e rritura të energjisë.
Duke pasur parasysh rritjen e paqëndrueshmërisë globale, presidenca e Çekisë do të fokusohet në përforcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, në veçanti në partneritet me NATO-n. Konkretisht do të punojë në mbështetjen e zbatimit të temave në kuadër të kompasit strategjik. Zhvillimi i bashkëpunimit afatgjatë për sistemet strategjike luftarake është e rëndësisë kyçe.. krahas sigurimit të kapaciteteve të duhura, duke i përfshirë edhe kapacitetet për mbështetje të bazuara në teknologjitë ekzistuese, presidenca e çekisë do ti përkushtojë vëmendje bashkëpunimit dhe investimeve në zvogëlimin e varësisë teknologjike, në veçanti lidhur me teknologjitë e reja dhe të avancuara, si dhe për sigurimin e rezistencës ndaj zinxhirëve të atyre teknologjive me vlera të nevojshme. Përforcimi i kapaciteteve industriale të lidhura në BE është gjithashtu e rëndësishme.
Në të njëjtën kohë, presidenca e Çekisë do ti referohet edhe kërcënimeve kibernetike dhe kontekstit gjeopolitik dhe teknologjive të reja (dhe hapësirë) do të fokusohet edhe zhvillimit të shpejtë të ashtuquajturit mjet hibrid, luftës kundër dezinformimit dhe sigurisë së institucioneve, trupat dhe agjencitë e BE-së si dhe sistemit kozmik për sigurinë e komunikimit të BE-së. Do të potencojmë se BE, së bashku me partnerët demokratikë, në mënyrë aktive i jep formë debatit ndërkombëtar në organizatat ndërkombëtare për përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit të hapësirës kibernetike.
Pandemia e KOVID 19 dhe agresioni rus kundër Ukrainës sollën deri në goditje të inflacionit, pasigurinë e rritur të tregut dhe ekspozuan brishtësinë e zinxhirëve të furnizimit global. Pushtimi rus shkaktoi përçarjen më të madhe të mallrave të tregut në gjysmë shekullin. BE-ja medoemos në mënyrë drastike ta zvogëlojë varësinë nga regjimet armiqësore dhe të paqëndrueshme. Duket se aspirata për vetëmjaftueshmëri nuk është opsion i realizimit të menjëhershëm për BE-në. Me qëllim që të përforcohet rezistenca strategjike, e rëndësisë së veçantë është mbështetja e kahësuar për konkurrencën teknologjike e bazuar në kapacitetet e veta prodhuese, së bashku me thellimin e tregtisë së lirë me nacionalitetet demokratike në botë.
Nga ushqimi, barëra deri në çipat gjysmëpërçues, zinxhirë për furnizim dhe dobësitë e tyre duhet në mënyrë të detajuar të kuptohen dhe rezistenca e tyre medoemos të përforcohet.
Qasshmëria e materialeve strategjike dhe komponentët medoemos të sigurohen për firmat evropiane. Theks të veçantë do ti vendoset sigurisë së zinxhirëve për furnizim me IT-së. Presidenca çeke do të punojë në përshpejtimin e procesit për lidhje të marrëveshjeve tregtare me shtete demokratike dhe në thellimin e bashkëpunimit transatlantik në kuadër të Këshillit për tregti dhe teknologji BE-SHBA (KTT) me fokus në bashkëpunim strategjik, duke përfshirë edhe masa të përbashkëta për rezistim të zinxhirit të furnizimit.
Përshpejtimi i digjitalizimit dhe automatizimit të industrisë evropiane gjithashtu është e rëndësishme, që mundëson zgjerimin e prodhimit konkurrues në BE, me theks të veçantë në sektorë strategjik. Ekonomi më efikase qarkulluese do të kontribuojë në zvogëlimin e nevojës për importin e materialeve primare.
Tranzicioni i gjelbër dhe digjital medoemos të zbatohen në atë mënyrë që të promovojnë konvergjencën e rajoneve më të përparuara. Gjithashtu, ekziston nevoja të mbështetet zhvillimi i aftësive të evropianëve për përshtatjen e rrethanave të ndryshueshme, që është parakusht për konkurrencë globale të BE-së. Mbështetja për politikat investuese të BE-së, në veçanti politika e kohezionit, do të luajë rol të veçantë në të gjitha fushat.
Përfundimisht, tregu i brendshëm në mënyrë shtesë duhet të thellohet, në veçanti në shërbimet dhe ekonomisë digjitale, njëkohësisht me përmirësimin e rrethit të biznesit, duke e përfshirë edhe mbështetjen e shkencës, hulumtimit dhe inovacioneve që do të çojë deri në rritjen e konkurrencës së firmave evropiane. Për ta thelluar në mënyrë cilësore tregun e brendshëm digjital, presidenca çeke do të angazhohet për miratimin e mjetit pan-evropian për vërtetimin e sigurt dhe të besueshëm të identitetit të qytetarit, të ashtuquajtur kuletë evropiane për identifikues digjital dhe krijimin e të dhënave efikase dhe tregut të drejtë.
Agresioni rus fuqishëm na rikujtoi se prosperiteti afatgjatë dhe stabiliteti i Evropës bazohen në funksionimin e mekanizmit demokratik. Presidenca çeke do të fokusohet në përforcimin e rezistencës së institucioneve që kanë ndikim të madh në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e vlerave demokratike dhe sundimit të së drejtës së BE-së. Ata përfshinë, për shembull, financim transparent të partive politike, pavarësinë e medias dhe dialog të hapur me qytetarë.
Konferenca për të ardhmen e Evropës krijoi hapësirë unike për qytetarët në veçanti për të rinjtë për të debatuar për ardhmërinë e Evropës dhe të japin kontribut për politikat e ardhshme të BE-së. Presidenca çeke do të punojë në shfrytëzimin e këtyre ideve dhe do të krijojë hapësirë për vazhdimin e debatit. Para zbatimit të vitit Evropian të rinjve 2022, presidenca do të vendos theks të veçantë në përmirësimin e dialogut me të rinjtë dhe promovimin e pjesëmarrjes së tyre në proceset politike.
Krahas kësaj, presidenca çeke do të fokusohet edhe në respektimin dhe përforcimin e lirive dhe vlerave evropiane edhe në mjediset oflajn dhe onlajn. Njësimi i kushteve për punë të firmave evropian dhe jo-evropiane, në veçanti, në veçanti në ndikimin e mjedisit jetësor dhe klimës dhe respektimin e të drejtave të njeriut, do të krijojë kushte për zhvillim të mëtejmë të shkëmbimit tregtar të tregut të hapur. Së bashku me shtetet tjera demokratike, Presidenca e çekisë do të punojë në atë që të sigurojë respektimin e të drejtave themelore dhe të drejtat dhe liritë në mjedisin digjital dhe do të angazhohet për standardet globale të përmbushen në të ashtuquajturën qasje në qendër të njeriut. Në shumë fusha lidhur me teknologjitë e reja siç është inteligjenca artificiale, BE ka mundësi ti shfrytëzojë përparësitë e asaj se çka është “lëvizës i parë” i cili ka mundësi ti vendos rregullat e lojës globale. Presidenca çeke gjithashtu do të kontribuojë në përforcimin e transparencës së kripto valutave dhe uljen e rrezikut ndaj keqpërdorimit të tyre.
Në kontekstin ndërkombëtare, do ta zbatojë planin aksionar evropian për të drejtat e njeriut dhe demokraci, duke përdorur instrumente relevante, duke përfshirë edhe mekanizmat potenciale për sanksionim. Do ti përforcojë kapacitetet për mbështetjen e shoqërisë civile dhe pavarësinë e medias, si dhe mbështetje për rezistencën e vendeve-partnerë kundër kërcënimeve kibernetike dhe hibride.