NPAA
Programi nacional për miratimin e të Drejtës së Unionit Evropian ( NPAA ) paraqet dokument me gamë të gjerë gjithëpërfshirëse dhe me kohëzgjatje te theksuar i cili definon dinamikën e miratimit të së Drejtës së Unionit Evropian, duke llogaritur këtu drejtimet strategjike, politikat, reformat, strukturat, resurset si dhe afatet e nevojshme që duhet të respektohen për realizimin e të njëjtëve, ashtu që Republika e Maqedonisë të mund t’i plotësojë tërësisht kushtet për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian.
Programi nacional për miratimin e të Drejtës së Unionit Evropian, fokusohet në:
NPAA, ndjek me kujdes dhe respekton strukturën e kritereve të Kopenhagës dhe të Madridit, respektivisht mbulon dhe përkrah kriteriumet politike, ekonomike, aftësinë dhe profesionalizmin e marrjes së obligimeve që dalin nga anëtarësia, kapaciteti administrativ, pregaditjen e Versionit nacional lidhur me të Drejtën e Unionit Evropian, si dhe çështje lidhur me informimin dhe komunikimin e mirëfilltë me publikun.
NPAA, gjithashtu paraqet burim tejet të rëndësishëm të informatave që kanë të bëjnë me sektorin afarist dhe atë të ekonomisë, në pjesën që ka të bëjë me planifikimin e aktiviteteve të ardhshme dhe të mundësojë që publiku të mundet të kuptojë dhe të ndjek procesin e integrimit të Republikës ëë Maqedonisë në Unionin Evropian. Pikërisht për këtë PNAA, paraqet instrument të rëndësishëm të transparencës së punës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
NPAA, është rezultat i bashkëpunimit të dyanshëm i të gjitha institucioneve kompetente të Republikës së Maqedonisë në procesin e koordinuar të integrimit nga Sekretariati për çështje evropiane, dhe i njëjti do të shërbejë për formulimin e pozicioneve negociuese të Republikës së Maqedonisë pas fillimit të bisedimeve për hyrje të vendit në Unionin Evropian. Ky program, është miratuar në vitin 2006, është reviduar dhe azhurnuar për çdo vit, me aktivitete që dalin raportet e rregullta të Komisionit Evropian lidhur me përparimin e vendit , si dhe nga ato qe dalin nga aktivitetet që kanë të bëjnë me prioritetet afatshkurtre dhe afatmesme të Partneritetit për hyrje ne Union.