Konkurse
17.11.2021 09:55
THIRRJE E HAPUR
Punime kërkimore në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për projektet e zbatuara gjatë Programit IPA 2007-2013 dhe IPA 2014-2020 të financuara nga Bashkimi Evropian
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, në cilësinë e strukturave zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2014-2020, në kuadër të këtij programi, shpallin në muajin Nëntor 2021, një konkurs për punime kërkimore mbi zbatimin e projekteve të financuara nga Programet IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë IPA 1 (2007 – 2013) dhe IPA 2 (2014-2020). Strukturat operuese të këtij Programi janë të interesuar të njohin se si zbatimi i Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kontribuon në përmirësimin e jetës së banorëve në zonën e programit.
Thirrja do të përfshijë aplikantë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri, sipas kritereve të përcaktuara në udhëzuesin për aplikanë për këtë thirrje.
Udhëzuesi dhe formulari i aplikimit për këtë thirrje gjenden në faqet zyrtare si vijon: http://ipacbc-mk-al.eu; www.mls.gov.mk; http://punetejashtme.gov.al;
Kriteret për tu Aplikantët për t’u bërë pjesë e këtij konkursi për “Punime kërkimore në kuadër të këtij programi të bashkëpunimit ndërkufitar”, mund t’i gjeni në Udhëzuesin për Aplikantë.
Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike me e-mail në adresën: jts_mkal@yahoo.com
Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më datë 15 Shkurt 2022.