Lajme
24.3.2016 15:29
Sot më 24.02.2016 Sekratariat për Çështje Evropiane në mbështjete të Shoqërise Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) u realizua punëtoria për të drejtat themelore të njeriut në Republikën e Maqedonisë.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të sektorit civil, fjalën hyrëse kishin Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane d-r Fatmir Besimi, zëvëndës ambasadori në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni Z-Hans Helge Sander dhe drejtori i GIZ në Maqedoni z-James Makbet.
Sekretariati për Çështje Evropiane (SEÇ) mbështetur nga ana e Proektit të bashkëpunimit bilateral gjermano-maqedonas “Mbështetje të Sekretariati për Çështje Evropiane” Zbatuar nga GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) ka analizuar rregullat kombëtare institucionale në fushën e të drejtave themelore. Rezultat I kësaj analize është hartimi I të gjithë aktorëve nacional të kyçura në fushën e të drejtave themelore, kompetencat e tyre, si dhe identifikimi i strukturave ekzistuese të koordinimit në këtë fushë. Kjo analize formon bazën për fillimin e kujdesit të duhur për të përcaktuar nivelin e pajtueshmërisë me BE-në.
Duke pasur parasysh rëndësinë e të drejtave themelore dhe faktin se qasja e re në negociatat përqendrohet në kapitujt 23 dhe 24, por fakti se ajo është një material voluminoz i cili është përcaktuar në shumë ligje, strategji, kompetencat janë portofolet e institucioneve të shumta , dhe shumë here ka përgjegjësi të përbashkët, ne kemi iniciuar dhe realizuar këtë proces të analizës së marrëveshjeve institucionale nacionale në fushën e të drejtave themelore për të marrë një pamje më të qartë të mekanizmit të përgjithshëm dhe të shohim se ku ka nevojë për përmirësime në kuadrin ligjor dhe institucional, “tha Zëvendëskryeministri Besimi në fjalimin e tij.
Qëllimi i kësaj punëtorie është prezantimi I rezultateve të aktiviteteve të deritanishme në drejtim të identifikimit të strukturës nacional për të drejtat themelore, si dhe shkëmbimin të informatave, mendimeve, përvojave dhe sugjerimeve për përmirësimin e strukturave koordinuese dhe mekanizmave monitoruese.
Debati i sotëm është një hap më i përafërt për fazën e dytë të këtij projekti, ku do të jetë e mundur për të vazhduar analizën më të thellë në të gjitha këto fusha të drejtave themelore, apo një përzgjedhje të atyre fushave që ju duhet për të mbajtur fokusin në të ardhmen.