Lajme
17.2.2016 17:48
Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, dr. Fatmir Besimi, së bashku me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Sh.T. Aivo Orav, sot më 17 shkurt 2016, mbajtën pres konferencë në të cilën prezantuan statusin e implementimit të Instrumentit për Ndihmë Para-aderuese IPA.
Në fjalën hyrëse zëvendëskryeministri Besimi theksoi se gjatë periudhës së fundit është punuar paralelisht në IPA 2007-2013 dhe IPA 2014-2020. Vëmendje e veçantë ju kushtua implementimit të IPA-s aktuale dhe programimit të IPA 2 duke u bazuar në përvojat pozitive dhe leksionet e mësuara. Theks i veçantë u vendos në transparencën dhe inkluzivitetin gjatë implementimit të IPA-s, me qëllim të përafrimit të IPA projekteve kah qytetarët.
Sa i përket IPA 1, zëvendëskryeministri Besimi theksoi se nga gjithsej 614 milion euro të alokuara me Kornizën financiare shumëvjeçare 2007-2013, deri në fund të vitit 2015 janë nënshkruar marrëveshje në shumë prej gjithsej 379.793.907 euro. Numri i marrëveshjeve të nënshkruara është rreth 957 të inplementuara përmes institucioneve nacionale apo IPA strukturës. Deri në fund të vitit 2016, ngel të nënshkruhen marrëveshje në shumë prej 97.114.015 euro.
Duke krahasuar shkallë[n e shfrytëzimit të fondeve IPA, Besimi nënvizoi se bëhet fjalë për një trend pozitiv. Gjegjësisht përqindja e shfrytëzimit në vitin 2015 ishte 61,8%, në 2013 34,2% dhe në 2014 45,8%. Ky trend është si rezultat i përvojës së akumuluar të IPA strukturës në nivel Nacional, ku profesionalisht punojnë 360 persona.
Për programimin e IPA 2 paraqitje të saj kishte Sekretarja Shtetërore e SÇE-së, Ana Bllazheska, e cila potencoi se 664 milion eurot në dispozicion sipas Dokumentit Nacional Strategjik për Republikën e Maqedonisë, janë programuar në 8 sektorë. Deri tani janë programuar Programet 7 vjeçare në sektorin e transportit, mjedisit jetësor dhe IPARD 2, gjegjësisht marrëveshjet vjetore për 2014-2015. Në fazë finale të programimit është Programi vjetor për 2016 ndërsa Programi vjetor për 2017 është në fazë fillestare.
Ambasadori Orav në fjalën e tij përshëndeti praktikën e vendosur për informim të rregullt dhe transparent të publikut për fondet evropiane, lidhur me shkallën e realizimit dhe planifikimin e tyre. Bashkimi Evropian përshëndet përpjekjet e bëra dhe sfidat e identifikuara në implementim, duke potencuar nevojën për përforcim dhe mirëmbajtje të strukturave Nacionale të IPA-s në aftat të gjatë kohor.