Lajme
17.12.2015 18:50
Sofje, 17 dhjetor 2015 (MIA) - Mbështetje e plotë për rrugën euroatlantike të Maqedonisë, theksoi sot sërish ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Daniel Mitov pas takimit me zëvendëskryeministrin për eurointegrime Fatmir Besimi.
"Përshtypja ime e përgjithshme dhe konkluzioni nga takimi i sotëm në Sofje është jashtëzakonisht pozitiv dhe do ta trasmetojë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe në opinion. Ne tek Bullgaria shikojmë partner jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe mike për integrimin tonë euroatlantik", theksoi zëvendëskryeministri Besimi pas takimit.
Fokusi i Bullgarisë kur bëhet jalë për Republikën e Maqedonisë, sipas Mitovit, është i qartë dhe i komunikuar që moti - mbështetje e plotë për rrugën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, për reformat në vend.
"Shpresoj fuqimisht se marërveshja e arritur mes koalicionit qeveritar dhe opozitës do të plotësohet dhe se kjo do të sjellë deri në realizim të zgjedhjeve të suskesshme në prill të vitit të ardhshëm, të cilat do të jenë shprehje e vullnetit të qytetarëve dhe do të japin fuqi të reja në reformat e ardhshme", tha Mitov.
Në takim është bërë fjalë për bashkëçpunimin mes dy vendeve në eurointegrim, bashkëpunimin bilateral dhe rajonal.
"Është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe që edhe nga takimi i sotëm kemi pasur pozicion të qartë për mbështetjen për perspektivën evropiane për Republikën e Maqedonisë dhe njëherit për shumë projekte në raport me bashkëpunimin, siç janë infrastruktura transportuese dhe energjetike, si dhe për projektet rajonale", tha zëvendëskryeministri Besimi. Kanë biseduar edhe për mundësinë për bashkëpunim dhe mbështetje konkrete bullgare në procesin eurointegrues. Projekte, të cilat siç theksoi zëvendëskryeministri, do të thonë shkëmbim të përvojave të Republikës së Bullgarisë, e cila e ka kaluar vetë procesin për anëtarësim dhe tani si anëtare e BE-së.
Në lidhje me bisedimet për marrëveshje për fqinjësi të mirë, Besimi dhe Mitov theksuan se ka vullnet nga të dyja palët që të arrihet zgjidhje.
"Që të arrihet marrëveshja nevojitet, para se gjithash të kihet vullnet, që unë në mbledhje e sotme pata mundësi ta shikoj. Ka vullnet dhe gatishmëri që nga të dyja palët të arrihet zgjidhje. Është me rëndësi që ne që miratojmë përgjegjësi politike në proces jemi të gatshëm ta prezantojmë në mënyrë përkatëse këtë proves që të kihet mbështetje nga qytetarët dhe të prezantohet drejt. Mendoj se ka disponim për atë nga të dyja palët dhe kjo do të arrihet", tha Besimi.
Sipas Mitovit, në takim ka pasur mesazhe kryesisht pozitive nga ana e zëvendëskryeministrit Besimi.
"Në këtë kontekst shpresojmë se edhe krahas shumë etapave në bisedime do të gjejmë formulë, e cila do të na sjellë deri në rezultate përfundimtare dhe në pajtim me tekstin përfundimtar të marrëveshjes, për të cilën kuptohen se do të përpiqemi të ndërtojmë konsensus maksimal politik në të dyja vendet, edhe në Maqedoni edhe në Bullgari", deklaroi Mitov.
Me interes të rëndësishëm, sipas përfaqësuesve të dy qeverive, është që të arrihet sa më shpejt harmonizim i marrëvshjes dhe me sukses të rrumbullaksohet ky proces.
Besimi theksoi se në takimin e sotëm e ka informuar ministrin bullgar të Punëve të Jashtme për atë se çka ndërmerr Maqedonia për realizimin e aktiviteteve të cilat dalin nga Raporti i fundit për progresin dhe rekomandimin e kushtëzuar për anëtarësim lidhur me marrëveshjen politike dhe prioritetet e ardhshme reformuese, si dhe gatishmërinë me qëllim që të ketë zgjedhje të suksesshme në prill të vitit të ardhshëm.
"Dëshiroja ta bind ministrin Mitov i cili si ministër i prezanton qëndrimet bullgare në Këshillin e BE-së, që të kuptojë se çka bëjmë ne si fqinj lidhur me integrimet evropiane", dkelaroi Beismi.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me kontestin për emrin, Besimi informoi për takimin e sotëm të ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki me kolegun e tij grek në Athinë dhe e përsëriti qëndrimin e Maqedonisë.
"Qëndrimi zyrtar i Republikës së Maqedonisë është se ne si vend mbetemi të hapur për dialog dhe në prioritetet dhe në programin e Qeverisë dhe në rezolutat e Kuvendit qëndron se ne jemu të hapur për dialog dhe për gjetje të zgjidhjes të pranueshme të përbashkët. Edhe kjo është e rëndësishme për ne si fqinj që të kemi bashkëpunim të mirë dhe t'i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura", tha Besimi.
Ministri bullgar i Punëve të Jashtme theksoi se vendi i tij nuk është palë në proces, por përsëriti se çfarëdo që të jetë zgjidhja kjo duhet të japë mundësi në drejtim të pranimit të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE, e të mos shkaktojë hamendje ose probleme plotësuese me fqinjët e tjerë.
"Bullgaria nuk është palë në bisedimet për emrin e Maqedonisë dhe Greqisë, por është e vërtetë se kemi tentuar që kjo çështje të zgjidhet maksimalisht shpejtë që të mund të realizohet anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. Përpjekja jonë është që të gjehet vullnet dhe të ketë bisedë në këtë drejtim i cili do të sjellë deri në zgjidhje përfundimtare", tha Mitov.
Zëvendëskryeministri Besimi pasdite në Sofje u takua edhe me zëvendëskryeministren bullgare për koordinim të politikave evropiane dhe çështje institucionale Meglena Kuneva, e cila e pranoi ftesën e tij për ta vizituar Maqedoninë. Ata dakorduan organizim të paraqitjes së përbashkët në kuadër të iniciativës së SÇE-së "BE bisedime". Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit e theksuan mundësinë për thellim të bashkëpunimin në shfrytëzimin e fondeve të BE-së.