Lajme
26.11.2015 10:36
Bruksel, 25 nëntor 2015 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi, sot në Bruksel kishte takim me eurokomisarin për negociata për zgjerim Johanes Han, i cili, sipas deklaratës së zëvendëskryeministrit pas takimit, e ka porositur se për shtetin e Maqedonisë është më e rëndësishme që t"u mirëmbahen rekomandimeve që në progres-raportin e fundit ia dha Komisioni Evropian.
Siç njofton korerspondenti i MIA-s nga Brukseli, në takimin e sotëm të parë të Besimit me Hanin, pesë tema kanë qenë në tryezë.
"Qëllimi i takimit të sotëm me Hanin ishte që të informohemi si iu qasëm menjëherë pas raportit dhe se çka ndërkohë është bërë. Ajo për çka u fol ishin rekomandimet në raport, gjegjësisht ajo që pritet nga Republika e Maqedonisë, ndërsa ato janë gjëra shumë qartë të vendosura nga ana e eurokomisarit. Bëhet fjalë për implementimin e marrëveshjes politike dhe obligimet që janë ndërmarrë me këtë marrëveshje, përmes qasjes konstruktive nga ana e të gjitha partive politike, posaçërisht lidhur me funksionimin e institucioneve ku ka përfaqësues të më shumë partive politike", theksoi Besimi në deklaratë për MIA-n pas takimit.
Aspekti i dytë i bisedës me Hanin, sipas eurointegristit të parë të Maqedonisë, kanë qenë prioritetet urgjente reformuese që priten nga Maqedonia t"i bëjë, që gjithashtu qëndron në raportin e KE-së për vendin tonë.
Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për krizën e refugjatëve.
"Këtu pritet qasje e hapur nga ana e Republikës së Maqedonisë dhe koordinim i përforcuar lidhur me mbështetjen dhe planin e Bashkimit Evropian përkundër konkluzioneve që janë miratuar në konferencën e fundit rajonale në Bruksel kushtuar Ballkanit Perëndimor për krizën e refugjatëve", theksoi Besimi.
Temë e katërt e bisedës së sotme me eurokomisarin për negociata për zgjerim, sipas zëvendëskryeministrit të Maqedonisë kanë qenë rekomandimet lidhur me Këshillin e Bashkimit Evropian, ndërsa para Samitit të dhjetorit të Këshillit të Evropës, që janë në fazë të përgatitjes nga ana e vendeve-anëtare të Unionit.
"Duket se çka mund të nxirret, me qëllim që të ketë në Këshillin e BE-së konkluzionet që do të japin mundësi më të hapur për atë në të ardhmen se si të ketë progres më të mirë lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë. Tema e pestë e bisedës me Hanin ishte bashkëpunimi nga tani e deri në zgjedhjet në Maqedoni lidhur me Komisionin Evropian, ndërsa lidhur me prioritetet reformuese në Komisariatin për çështje evropiane dhe institucioneve tjera të Maqedonisë për prioritete reformuese", tha Besimi.
Me qëllim që të vlerësohet gjendja në Maqedoni dhe përkushtueshmëria në vend në temat e lartëpërmendura të bisedës Besimi-Han, Eurokomisioni në periudhën e ardhshme do të dërgojë ekip të ekspertëve në vendin tonë që do të realizonte vlerësim, por edhe do t"i ndihmonte vendit në realizimin e rezultateve të pritura.
MIA
Autor B.N.