Lajme
09.11.2015 18:49
Sot, në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua e konferenca e donatorëve dyta me radhë përkushtuar fluksit të refugjatëve dhe migrantëve, me qëllim të koordinimit të përpjekjeve dhe veprimeve të gjitha palëve në menaxhimin me këtë sfidë në nivel global.
Në konferencë fjalën e kishin Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, Sh.T Aivo Orav ambasador dhe shef i Delegacionit të BE-së në R. e Maqedonisë, z-nja Suzana Saliu, Drejtoresha e Qendrës për menaxhimin e krizave, si dhe përfaqësues nga Ministria e punëve të brendshme dhe Ministria e punëve të jashtme.
Të ftuar dhe pjesëmarrës në ngjarje ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së me përfaqësi në Republikën e Maqedonisë. Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të përfshira në proces, si dhe përfaqësues te institucioneve shtetërore.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri Besimi i u referua aktiviteteve kryesore të cilat ndërmerren në aspektin e koordinimit të menaxhimit me situatën, si dhe me koordinimin në aspektin e përcaktimit të nevojave për menaxhimin me situatën nga ana e institucioneve.
Gjatë konferencës u theksua se është e nevojshme ndihma e mëtejme ndërkombëtare dhe evropiane, veçanërisht në prag të muajve dimërore, me qëllim të arritjes së trajtimit dinjitoz dhe human të gjithë atyre personave. Gjithashtu, u theksua se Maqedonia bën çdo gjë që është në fuqinë e saj dhe mbetet e angazhuar në përmbushjen e detyrave në aspektin e menaxhimit me këtë sfidë të madhe, si dhe sigurim për shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunim efektiv, mbështetje të refugjatëve në sigurimin e strehimit të përkohshëm, pushim, ushqim, kujdes mjekësor, menaxhim të fluksit të migrantëve duke siguruar regjistrim të plotë të ardhurve, me përdorim maksimal të dhënave biometrike në veçanti me gjurmët e gishtave, rritje më e madhe e kontrollit kufitar, përmirësim i bashkëpunimit me policinë dhe gjykatat si dhe rritje e aktivitete kundër kontrabandimit me emigrantët dhe trafikimit me njerëz, me mbështetje të Evropës Fronteksit dhe Interpolit.
Në fund të konferencës Zëvendëskryeministri Besimi u falënderua të gjithë donatorëve për mbështetjen e dhënë, dhe berri thirrje qe edhe faktorët tjerë ndërkombëtar të japin kontributin e tyre që Maqedonia të jetë në gjendje të menaxhojë me situatën.