Lajme
08.10.2015 10:29
Zëvendëskryeministri i qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çëshje Evropiane Dr. Fatmir Besimi realizoi takim koordinativ me përfaqësues të BE-së, përfaqësues të shumë vendeve dhe organizatave donatorë në Republikën e Maqedonisë. Tema e takimit ishte migracioni, planet dhe mënyra e menaxhimit të sfidave nga situata aktuale në vend, rajon dhe në Bashkimin Evropian.
Në takim në të cilën pjesëmarrës ishin Ministri i Punëve të Brendshme Çavkov, u prezantuan planet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për menaxhimin e valës së migrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Gjithashtu, u prezantuan edhe vlerësime konkrete të nevojave, nga të cilat një pjesë tashmë sigurohet nga burimet dhe resurse të vendit, si dhe me mbështetjen e disa organizatave ndërkombëtare, aktive në këtë fushë.
Nga ana e përfaqësuesve të pranishëm të BE-së, vendet donatore dhe organizatat ndërkombëtare u përshëndet iniciativa e këtij lloji takimi. Në veçanti që e njëjta realizohet në prag të takimit të ministrave të BE-së në Luksemburg, në të cilën shqyrtohen plane konkrete të Unionit për menaxhimin e situatës.
Në takim u dakordua që i njëjti të vazhdojë në një formë të rregullt mujore për koordinim të Qeverisë dhe bashkësisë së donatorëve në temë migracioni, për të cilën tashmë u përcaktuan edhe hapa dhe mekanizma konkrete të bashkëpunimit.