Lajme
02.9.2015 13:44
Franca e përkrah Maqedoninë për zbatimin e reformave që do të mundësojnë vendin të dalë nga kriza politike dhe të avancojë në rrugë drejt inkuadrimit në BE, por gjithashtu solidarizohet me atë edhe në ballafaqimin me urgjencën që e imponon kriza migruese. Më e rëndësishme për këtë është plotësimi i marrëveshjes nga 2 qershori dhe 15 korriku.
Ky është mesazhi që sot në Shkup e transmetoi sekretari shtetëror për çështje evropiane në MPJ-në francez Arlem Dezir në pres konferencën në Shkup pas takimit me nënkryeministrin Fatmir Besimi.
Ai theksoi se duhet që të kihet parasysh interesi i madh, ndërsa me këtë uniteti dhe ardhmëria e vendit që janë në pikëpyetje dhe përmendi kërkesat e caktuara lidhur me respektimin e detyrimeve që partitë politike i morën me marrëveshjen e korrikut.
"Marrëveshja nga 15 korriku e cila u nënshkrua falë punës së jashtëzakonshme të eurokomisarit Johanes Han mund të hapë etapë të re në historinë e vendit. Por, për këtë duhet të zbatohen të gjitha detyrimet nga partitë politike. Detyrime të cilat janë tejet të qarta për emërimin e prokurorit publik special i cili do të jetë i pavarur lidhur me aferën me përgjimin të emëruar nga ana e Kuvendit me miratimin e ligjit duhet të ndosh deri më 15 shtator dhe duhet në atë afat dhe të respektohet, si dhe përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve më 24 prill.
Por, gjithashtu edhe emërimi i qeverisë kalimtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve është diçka që është me rëndësi thelbësore, si dhe vazhdimi i reformave dhe miratimi i reformave prioritare siç vazhdimisht kërkohet në raportet nga Komisioni Evropian dhe në raportin e Pribes. Të gjitha detyrimet duhet të respektohen në afatet e konfirmuara saktë, kjo është me rëndësi", porositi Dezir.
Ai theksoi se pret paralelisht me këtë, Qeveria t'i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që t'u përgjigjet numrit të madh të mungesave të cilat u konstatuan veçanërisht me përgjiminm ndërsa të cilat janë theksuar në raportin e Pribes, si dhe të rekomandimeve të shumta të cilat, do të garantojnë shtet juridik, respektim të lirive fundamentale, ndarjes së pushteve të ndryshme në RM, veçanërisht pavarësi në sistemin gjyqësor.
Për krizën me migrantët, Dezir potencoi se si vend kandodat për hyrje në BE, Maqedonia do të duhet të llogarit në përkrahje, por edhe në solidaritetin e partnerëve të tyre evropianë. Paralajmëroi se pasdite do ta vizitojë edhge vendkalimin kufitar Tabanovc në shoqërim të ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.
Lidhur me krizën me migrantët do të them se Maqedonia dhe Serbia sot ballafaqohen me valë të migrantëve, e cila është pa precedan në historinë më të re, posaçërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse rajoni veçmë u ballafaqua me problemet me migrantët, posaçërisht në luftat e viteve të 90-ta, por atë që ne sot e quajmë "rrugë ballkanike" është rruga e cila është themelore sipas së cilës shkojnë migrantët, 47.000 nga mesi i qershorit dhe të gjitha analizat tregojnë sebëhet fjalë për fenomen i cili zgjat, fenomen për të cilin ne duhet të japim përgjigje dhe ato të përhershme dhe të koordinohemi në nivel evropian", tha Dezir.
Ai përkujtoi se KE-ja shpalli ndihmë urgjente humanitare prej 1,5 milionë euro, dhe vlerësoi se duhet të bashkohen të gjitha instrumnetet financiare evropiane të cilat janë në disponim, posaçërisht IPA, që t'u ndihmohet vendeve ballkanike ta përforcojnë kontrollin e kufirit, por po ashtu edhe më shpejtë të identifikohen migrantët. Qëllimi është të bëhet dallim mes atyre të cilëve u nevojitet ndihma ndërkombëtare, të cilët janë refugjatë politikë dhe duhet të pranohen me atë status, prej atyre të cilët duhet të kthehen në vendet e tyre amë në kuadër të marrëveshjeve për riatdhesim.
Humaniteti dhe përgjegjësia duhet së bashku të shkojnë lidhur me trajtimin ndaj krizës së migrantëve. Kjo do të jetë një nga qëllimet e konferencës për Ballkanin, e cila duhet të organizohet deri nga fundi i vitit", theksoi diplomati francez.
Zëvendëskryeministri Fatmir Besimi potencoi se vizita e sotme e diplomatit të lartë francez është sinjal i qartë për bashkëpunim dhe përkrahja që ekziston mes Maqedonisë dhe Francës. Ai theksoi se e ka informuar ministrin Dezir për procesin e eurointegrimeve, për Planin aksional të reformave, për dinamikën e tyre, si dhe për dialogun qasës në nivel të lartë, i cili duhet të vazhdojë këtë muaj me vizitën e eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me vendimin e djeshëm të gjykatës me të cilin i hodhi poshtë dëshmitë për fillim të hetimit të Prokurorisë rreth rastit "Përgjimi" zëvendëskryeministri Besimi tha se në lidhje me marrëveshjen e 2 qershorit është e qartë se duhet të bëhet - implementim i asaj që është dakorduar.
"Në lidhje me këtë marrëveshje dhe në lidhje të reformave që priten nga RM-ja - implementimi i plotë i rekomandimeve dhe implementim të plotë të marrëveshjes së 2 qershorit, që do të thotë se në këtë mënyrë RM-ja do të ishte sinjal i qartë se është vend serioz, i interesuar për anëtarësim në BE", tha Besimi.
Dezir e ndau mendimin se duhet të respektohen të gjitha rekomandimet dhe afatet për zbatimin e marrëveshjes së qershorit dhe të korrikut.
Mendoj se kjo është mënyra më e mirë që të përballemi me temat, me të vërtetë të ndërtohet besim, të kthehemi drejt ardhmërisë dhe të bëjmë gjithçka që rruga evropiane e Maqedonisë sërish të fillojë", tha sekretari shtetëror për çështje evropiane pranë MPJ-së franceze Dezir.
Siç theksoi Dezir në të njëjtat tema ai do të bisedojë që sot do t'i ketë edhe me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, me përfaqësues të partive politike dhe me deputetët në Parlament.