Lajme
20.7.2015 22:32
KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR SHTYP
Më 20 korrik të vitit 2015, Këshilli për stabilizim dhe asociim mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të dymbëdhjetë. Takimi u kryesua nga Z. Nikola Popovski, Ministër i punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë. Nga ana e Bashkimit Evropian, takimi u bashkë-kryesua nga Z. Lajçak, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, në emër të Përfaqësueses së Lartë, Federika Mogerini. Komisari Johanes Han përfaqësues i Komisionit Evropian. Në takim mori pjesë edhe zotëri Fatmir Besimi, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane
Këshilli për stabilizim dhe asociim mori parasysh qëndrimin e vendit për të filluar negociatat e anëtarësimit, duke marrë parasysh në këtë kontekst rekomandimet e Komisionit Europian. Gjithashtu mori parasysh Konkluzionet e Këshillit të cilat u sollën më 16 dhjetor të vitit 2014,pastaj më 21 prill të vitit 2015 dhe 23 qershor të vitit 2015.
Këshilli për stabilizim dhe asociim shqyrtoi ngjarjet kyçe të periudhës së kaluar në lidhje me përmbushjen e kritereve politike. Këshilli për Stabilizim-Asociim diskutoi për krizën e zgjatur politike në vend, si dhe për çështjet serioze dhe sistematike në lidhje me sundimin e së drejtës, në lidhje me ndjekjen e komunikimeve. Përshëndeti marrëveshjen që udhëheqësit e katër partive kryesore politike e arritën më 15 korrik, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për t"i dhënë fund krizës politike dhe bëri thirrje që marrëveshja të realizohet shpejtë dhe me vulnet të mirë, duke përfshirë edhe reformat me prioritet emergjente për çështjet sistemike nga sundimi i ligjit ku të gjitha palët janë të angazhuar.
Këshilli për stabilizim dhe asociim mori parasysh faktin se qeveria ka përgatitur një draft për plan veprim për realizimin e reformave urgjente me prioritet në fushat e sundimit të ligjit dhe gjyqësorit, administratës publike, mediave, reforma e legjislacionit zgjedhor, marrëdhëniet ndëretnike dhe qeverisjes ekonomike, si dhe për realizimin e rekomandimeve të Komisionit për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit, gjithashtu duke marrë parasysh se qeveria tashmë ka zbatuar disa nga këto aktivitete, gjegjësisht aktivitetet që lidhen me fushatat e informimit publik të qeverisë, ligjin e lustracionit dhe të dhënat statistikore për administratën publike.Në takimin e dialogut të anëtarësimit në nivel të lartë që do të mbahet në shtator, i cili do të përfshijë opozitën dhe shoqërinë civile, do të shqyrtohet progresi i aritur. Këshilli për Stabilizim-Asociim gjithashtu mori parasysh thirrjen e BE-së për një hetim të plotë dhe të pavarur të gjithë akuzat, duke përfshirë edhe ato të veprave të mundshme të zbardhura në regjistrimet e publikuara të bisedave të përgjuara, me respekt të plotë për rregullat proceduriale, parimet e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë prezumimin e pafajësisë.
Këshilli për stabilizim dhe asociim rikujtoi se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore janë thelbësore.
Këshilli për stabilizim dhe asociim përshëndeti pjesëmarrjes aktive në kontinuitet të vendit në bashkëpunimin rajonal, si dhe kryesimin me iniciativën së Evropës Qendrore.
Këshilli për stabilizim dhe asociim gjithashtu mori parasysh presionin e migrimit me të cilën po përballet vendi dhe i gjith rajoni, përpjekjet që janë marrë deri më tani, si dhe konferenca e planifikuar i nivelit të lartë që do të mbahet gjatë muajve të ardhshme, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit Evropian të 25-26 qershor të vitit 2015.
Në lidhje me zhvillimin ekonomik, Këshilli për stabilizim dhe asociim nënviozoi se ekonomia e vendit vazhdoi të rritet vitin e kaluar, dhe u mbajt stabilitet makro-financiarë, dhe se rethimi i inflacionit mbetet mirë. Përshëndeti programin e pregatitur për reforma ekonomike (PRE) për periudhën nga 2015 deri më vitin 2017 dhe i bëri thirrje Qeverisë për të realizuar aktivitete bazuar në rekomandimet në kuadër të Dialogut Financiar dhe Ekonomik, mbajtur në Maj të vitit 2015. Mori parasysh dhe inkurajoi punën e vazhdueshme në lidhje me menaxhimin e financave publike.
Këshilli për stabilizim dhe asociim përshëndeti progresin në lidhje me programimin e asistencës së ardhshme nga BE,si dhe përpjekjet për kapërcimin e mangësive në thithjen e fondeve të BE-së dhe për përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për zbatim.
Këshilli për stabilizim dhe asociim gjithashtu mori në konsideratë progresin e mirë të arritur në fusha të ndryshme përfshirë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. E përshëndeti nivelin e lartë të integrimit tregtar dhe pranimin e vendit në Konventën e BE-së për procedurën tranzite të përbashkët.Këshilli për Stabilizim dhe Asociim kujtoi propozimin e Komisionit nga tetori i vitit 2009 për kalimin në fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim. Konfirmoi se vendimi mbi propozimin mbetet në Këshillin e BE-së.