Lajme
18.6.2015 13:13
Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian Federika Mogerini, njëjtë si edhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, kërkoi që liderët politik të Maqedonisë ta respektojnë marrëveshjen e 2 qershorit për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
Në takimin e sotëm me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë i obliguar për eurointegrime Fatmir Besimi, zonja e parë e diplomacisë së BE-së e përsëriti të njëjtën që ia kumtoi Han në takimin e djeshëm, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Për deklaratën për MIA-n pas takimit, zëvendëskryeministri për eurointegrime theksoi se temat kryesore të bisedës së tij gjatë mëngjesit me Mogerinin ishin integrimet evropiane dhe kriza politike në Maqedoni dhe implikimet ndaj procesit të integrimit evropian.
"Ajo që është me rëndësi dhe porositë që i mora janë të ngjashme si në takimet e djeshme. Ato janë kërkesat që dialogu politik të vazhdojë dhe të respektohet marrëveshja e arritur më 2 qershor, me qëllim që partitë politike t'i vendosin interesat shtetërore mbi interesat partiake që të mund të realizohen reformat. Do të thotë, dialogu politik, respektimi i marrëveshjes së arritur më 2 qershor dhe reformat që janë të nevojshme për Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht prioritetet urgjente për reformat për vendin për anëtarësim në Bashkimin Evropian", theksoi zëvendëskryeministri Besimi.
Sipas tij, gjatë javës së ardhshme në Këshillin e BE-së do të ketë diskutime për Republikën e Maqedonisë dhe me shqetësim të madh Brukseli do ta ndjekë situatën në shtetin tonë.
"Ata presin që liderët politik të tregojnë pjekuri politike dhe gatishmëri për gjetjen e zgjidhjeve për implementimin e asaj që është arritur si marrëveshje në Shkup", shtoi Besimi.
Në pyetjen nëse Mogerini, e cila javën e ardhshme do ta zhvillojë takimin e Këshillit të BE-së në të cilin do të miratohen konkludimet për Maqedoninë, iu kumtua çka mund të pritet dhe nëse do të jenë pozitive ose negative, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me përgjigje. "Tema të bisedimeve ishin ato që i tregova dhe ato ishin edhe porositë kryesore".
"Në këtë drejtim do të jetë edhe diskutimi në Këshillin e Unionit javën e ardhshme. prej aty, gjithsesi do të diskutojnë edhe ministrat e vendeve-anëtare të BE-së dhe si do të jetë më tej në bazë të diskutimit, kjo mbetet të shihet javën e ardhshme. Por, do të përsëris, porositë kryesore ishin dialogu politik, reforma për Bashkimin Evropian dhe vënia e interesave shtetërore mbi ato partiake", është decid Besimi.
Për atë nëse me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian ka biseduar edhe për paralajmërimet se javën e ardhshme, katër liderët politikë (Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaevi) përsëri është e mundur të vijnë në biseda në Bruksel dhe kësaj radhe, krahas komisarit Han, atyre t'u bashkangjitet edhe Mogerini, zëvendëskryeministri i Maqedonisë për eurointegrime potencoi se kjo nuk ishte temë e diskutimit.
"Tani për tani dërgohen porosi deri te liderët politikë të bëjnë përpjekje maksimale që ta riaktivojnë dialogun politik me qëllim që të implementohet ajo që pritet nga Maqedonia", tha Besimi.
Zëdhënësja e Sërbimit evropian të punëve të brendshme (EEAC), Maja Kocijançiç tha se në takimin me Mogerinin, zëvendëskryeministri i Maqedonisë e ka informuar përfaqësuesen e lartë të BE-së për ngjarjet aktuale në vend, "duke përfshirë edhe krizën e vazhdueshme politike dhe përpjekjet e liderëve të partive më të mëdha politike të kërkojnë mënyrë për marrëveshje, e cila do të sjell deri në zgjidhje të krizës dhe të ndihmojë që kthehet besimi në shtet dhe institucionet e tij".
"Përfaqësuesja e lartë ka shprehur pritje të qartë të Bashkimit Evropian se interesi i vendit dhe qytetarëve të tij do të vendoset mbi interesat partiake nlë këto kohëra të vështira. Nuk duhet të kursehen përpjekje që të vihet deri në kompromis të përhershëm politik, të ndërtuar në bazë të marrëveshjes prej 2 qershorit të vitit 2015 në Shkup. Ajo, po ashtu e theksoi nevojën që vendi të vazhdojë me zbatimin e reformave, të cilat janë me rëndësi kyçe për perspektivën evropiane të vendit", tha zëdhënësja e Mogerinit, Maja Kocijançiç.