Lajme
17.6.2015 17:05
Bruksel, 17 qershor 2015 (MIA) - Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, pasdite në takim në Komisionin Evropian, nga ana e komisarit për negociata për zgjerim, Johanes Han, mori raport prej disa faqeve për atë se çfarë reformash Qeveria joformale e Bashkimit Evropian kërkon nga Maqedonia që t"i zbatojë urgjentisht para dhënies së raportit të progresit të Tetorit për progresin e vendit në eurointegrime.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Besimi pas takimit konfirmoi në një deklaratë për MIA-n se Han ia ka dorëzuar konstatimet e KE-së të bëra në bazë të ngjarjeve të fundit në Maqedoni, por edhe analizën e ekspertit Rajnhard Pribe, ish-drejtor në Drejtorinë për zgjerim të BE-së, për atë se çfarë është e nevojshme që shteti ynë të bëjë që të marrë rekomandim për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE edhe gjatë këtij viti.
Besimi, i cili sot në kryeqendrën evropiane u takua edhe me Kristian Danielson dhe Zhan-Erik Pake nga Drejtoria për zgjerim, si dhe eurodeputetët Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe Ivo Vajgëll, nga komisari Han ka marrë mesazh që t"u transmetojë liderëve politikë në Maqedoni që të respektohet marrëveshja e 2 qershorit e arritur në ndërmjetësimin e tij në Shkup dhe në bazë të tij të ndërtohet marrëveshje përfundimtare për t"i vënë fund krizës politike në vend.
"Mesazhe më konkrete në takimet e sotme kam marrë në takimin e fundit me eurokomisarin për negociata për zgjerim, Johanes Han, prej të cilit më është dorëzuar raporti për Republikën e Maqedonisë me masa urgjente dhe prioritare për vendin që gjithashtu do të shqyrtohet nga Këshilli për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian gjatë javës së ardhshme", tha Besimi në deklaratën për MIA-n.
Në pyetjen se për çfarë raporti bëhet fjalë dhe nëse ai përmban të ashtuquajtura bençmarqe që Komisioni ia jep Maqedonisë si kusht për marrjen e një rekomandimi të ri për hapjen e negociatave inkuadruese, Besimi u përgjigj:
"Bëhet fjalë për dokument prej disa faqeve i cili përfshin më shumë sfera. Para së gjithash pavarësi dhe paanshmëri të gjyqësisë, më pas raport në lidhje me shërbimet shtetërore për siguri në Republikën e Maqedonisë dhe reforma përkatëse të cilat janë të nevojshme atje, si dhe reformat në lidhje me procesin zgjedhor, lirinë e medieve dhe shprehjen. Bëhet fjalë për raport të KE-së i cili është apdejtuar me ngjarjet më të reja dhe raportin i cili është i përgatitur nga eksperti i Eurokomisionit, Rajnhard Pribe që i vendos prioritetet kryesore të cilat duhet t"i bëjë Maqedonia urgjentisht gjatë kësaj periudhe", potencoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë për eurointegrime.
Besimi thotë se mesazhi kryesor nga seria e takimeve të cilat i ka pasur sot në Bruksel është ai se në BE janë shqetësuar seriozisht për ngjarjet në Republikën e Maqedonisë në lidhje me gjendjen politike. Më pas, përmes tij është dërguar apel për fokus në reformat në lidhje me eurointegrimet dhe kërkojmë që dialogu politik ta marrë vendin e tij.
"Kryesore është se Maqedonia në Bruksel e ka mbështetjen për reformat në eurointegrime, por këtu janë të interesuar në mënyrë serioze të shohin hapa konkretë në lidhje me reformat dhe të shohin sukses në dialogun politik. Ata vlerësojnë se marrëveshja e arritur më 2 qershor të këtij viti në Shkup është dokument valid dhe se partitë politike duhet të mbeten të fokusuara në zbatimin e këtij dokumenti i cili është mjaft i rëndësishëm për procesin reformues të Republikës së Maqedonisë në lidhje me eurointegrime", konstaton Besimi.
Nga kabineti i eurokomisarit Han, dërguan kumtesë pas takimit me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë, në të cilën theksohet se "të dy kanë biseduar për krizën politike aktuale në vend, me qëllim që të mbështetet progresi në dialogun e partive politike të cilat janë përfshirë në të njëjtin".
"Komisari e përsëriti thirrjen e tij deri te të gjitha partitë, në interes të vendit dhe qytetarëve të saj, të gjejnë kompromis të përhershëm politik, të ndërtuar në marrëveshjen e cila tashmë është arritur më 2 qershor. Ata, gjithashtu, kanë biseduar për prioritetet e reformave të përgjithshme të vendit, që Komisioni do t"i ndjekë me vëmendje gjatë muajve të ardhshëm", theksohet në kumtesën e Eurokomisionit për takimin Han-Besimi. shk/mp/18:18