Lajme
12.3.2015 14:36
Sot në Kuvendin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zëvendëskryeministri i Qeverisës për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare prezantoi qëllimin, strukturën dhe përmbajtjen e Programit Nacional për Miratimin e të Drejtës së Bashkimit Evropian – NPAA (rishikim për vitin 2015).
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë, duke theksuar se pavarësisht sfidave me të cilat përballemi ne këtë moment duhet të fokusohemi në implementimin e reformave të agjendës evropiane me të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri ti adresojmë rekomandimet e përfshira në Raportin e KE-së.
Tani më shume së çdo herë duhet me aktivitete konkrete të tregohet se institucionet në Maqedoni kanë kapacitet demokratik për tu përballur me sfidat dhe për të qëndruar të fokusuar në përcaktimin strategjik të faktorëve shoqëror i cili është anëtarësimi në BE - theksoi Besimi.
Gjithashtu Besimi informoi se në periudhën e përgatitjes së NPAA-së në Sekretariatin për Çështje Evropiane me qëllim të arritjes së inkluzivitetit dhe transparencës më të madhe në proces të integrimit Evropian u realizuan takime të shumta me përfaqësues relevant të institucioneve shtetërore, shoqëritë civile, media dhe komunitetin e biznesit. Njëherësh u shpall thirje publike deri tek organizatat joqeveritare për dorëzimin e propozimeve të tzre për tejkalimin e gjetjeve në raport, të cilat më tej u proceduan deri tek grupet e punës.
Nga 57 ligjet e parapara për vitin 2014 janë miratuar 21 ligje. Nga të paraparat 143 akte nënligjore për vitin 2014 janë miratuar 76 ligje, dy janë në procedurë qeveritare, 9 janë në procedurë ndërsektoriale, ndërkaq 4 janë në përgatitje dhe do të ndiqen nëpërmjet NPAA rishikim për vitin 2015.
Elementet kryesore gjatë rishikimit të NPAA-së për vitin 2015 ishin adresimi i gjetjeve nga Raporti i KE-së për vitin 2014 dhe Strategjisë për Zgjerim të vitit 2014 – 2015, sigurim i mëtejmë i përmbushjes së reformave prioritare, sigurim i realizimit të mëtejmë të detyrimeve të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, si dhe harmonizimi i legjislacionin evropian.
Në mënyrë përmbajtësore edhe në shqyrtimin e NPAA-së 2015, janë përfshirë planet për harmonizim e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së, dinamika e nevojshme për përforcimin e institucioneve për implementimin e legjislacionit, si dhe resurset e domosdoshme për realizim.
Me NPAA-në për vitin 2015, parashihen rreth 1007 aktivitete, nga të cilat 57 harmonizohen me 69 masa të BE-së dhe 91 janë akte nënligjore të cilat harmonizohen me 120 masa të BE-së
Në aspektin e burimeve njerëzore në planifikim, ndjekje dhe realizim të NPAA-së janë përfshirë 75 institucione me mbi 13.698 të punësuar të rregullt.
Për realizimin e aktiviteteve të NPAA-së për vitin 2015 janë alokuar rreth 727 milion euro, të ndara për mbështetje administrative, prioritete strategjike të Qeverisë, projekte kapitale dhe programe për zhvillim. Për implementimin e këtij programi shfrytëzohen edhe fondet e BE-së dhe mbështetja bilaterale e donatorëve.
Lidhur me përkthimin e ligjit të BE-së, janë paraparë të përkthehen rreth 30,000 faqe dhe të rishikohen rreth 18,000 faqe të akteve ligjore të gazetës zyrtare të BE-së, Republikës së Maqedonisë dhe dokumenteve të tjera me rëndësi për integrimet në BE.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Besimi, vuri në dukje prioritetet kyçe në drejtim të përmbushjes së kritereve politike, reformës zgjedhore, decentralizimit, reformës në administratë publike, reformës në polici, bashkëpunimit me shoqëritë civile, luftës kundër korrupsionit, avancimit të lirisë së shprehjes dhe mediave, të drejtave të komuniteteve,
bashkëpunimit rajonal dhe prioritetet e kritereve ekonomike.U theksuan edhe prioritetet kyçe lidhur me aftësinë për marrje përsipër të obligimeve nga anëtarësimi në BE në pjesën e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve financiare, shoqërisë informatike dhe mediave, politikës rajonale, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Në fund të prezantimit të NPAA-së para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend, Zëvendëskryeministri Besimi tha se kjo është një pjesë nga prioritetet kyçe për zbatimin e reformave të agjendës së BE-së dhe theksoi se për arsye të rëndësisë së periudhës në vijim, është e nevojshme që të gjithë të tregojnë përkushtim të plotë dhe konstruktivitet maksimal si dhe të fokusohen në realizimin e prioriteteve dhe reformave të caktuara.