Lajme
04.3.2015 12:31
Sot, Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Tuining partnerët (Konsorcium prej tre vendesh anëtare të BE-së, Gjermania, Polonia dhe Kroacia) organizuan promovim të tuining projektit të financuar nga Bashkimi Evropian „Përforcim i mëtutjeshëm i kapaciteteve organizative dhe institucionale për procesin e integrimit evropian“ me çka do të shënohet fillimi zyrtar i projektit
Pjesëmarrësve në promovim iu drejtua Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane dhe IPA koordinatori nacional, Dr. Fatmir Besimi, Ambasadori I Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup zoti Aivo Orav, Projekt lideri nga Ministria Federale për çështje ekonomike dhe energji të Gjermanisë, zoti Volf – Diter Plesing, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë si dhe përfaqësues të ambasadës së Republikës së Polonisë dhe Kroacisë, partner në tuining projekt.
Qëllimi i projektit është mbështetja e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, përmes përforcimit të kapaciteteve të SÇE-së, në drejtim të sigurimit të koordinimit të avancuar ndërministror në kuadër të Programit Nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA), si dhe koordinimi i ndihmës dhe menaxhimit me fondet IPA.
Gjithashtu, projekti ka për qëllim të mundësojë shkëmbim të përvojave me vendet anëtare të BE-së në drejtim të procesit integrues, të përmirësojë përputhjen me BE-në si dhe të përqendrohet në menaxhimin më të mirë të procesit të përkthimit. Në periudhën e ardhshme pritet që projekti të përcaktojë një ritëm për përmirësimin e implementimit të politikave dhe kualitetit të përgjithshëm të legjislacionit.
Në drejtim të përforcimit të kapaciteteve janë paraparë trajnime për më shuam se 200 pjesëmarrës, 11 punëtori, pesë vizita studimore si dhe realizim të punëve praktike shtatë ditore jashtë Maqedonisë për 15 pjesëmarrës. Projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian ka një buxhet prej 1.7 milion eurosh dhe do të zgjasë 21 muaj.
Shfrytëzuesi kryesor i tuining projektit është Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Komiteti Punues për Çështje Evropiane – KPÇE, si dhe anëtarët e të gjitha grupeve punuese për NPAA. Institucionet tjera që do të mbështeten nga ky projekt (shfrytëzues dytësor) janë: Ministria e Punëve të Jashtme, Sekretariati Legjislativ dhe Sekretariati i përgjithshëm.