Lajme
17.2.2015 12:10
Në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi, realizoi takim me Komisarin për Politikë Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johanes Han.
Në takim fokusi u vendos mbi përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në drejtim të zbatimit të reformave të cilat janë të domosdoshme për realizim të suksesshëm të procesit eurointegrues të vendit tonë, si dhe për statusin e zbatimit të IPA-s.
Gjithashtu u diskutua zbatimi i aktiviteteve prioritare që vijojnë nga Raporti i Komisionit Evropian për progres të Republikës së Maqedonisë e mes tjerash temë diskutimi ishin edhe liria e shprehjes dhe mediat, gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet ndëretnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira fqinjësore,bashkëpunimi rajonal, rritja e zhvillimit ekonomik dhe punësimeve.
Zëvendëskryeministri Besimi, potencoi po ashtu edhe nevojën për vazhdimin e Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë, me qëllim të ruajtjes së dinamikës së procesit reformues dhe arritjes së inkluzionit përmes dialogut politik dhe kyçjes së veprueseve shoqëror, gjë që do të kontribuonte në kredibilitetin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.
Mes tjerash, u bisedua edhe për statusin e zbatimit të IPA-s, Planit të veprimit për përmirësim të shfrytëzimit duke u bazuar në mësimet e nxjerra, programimin e IPA 2015-2016, si dhe për mundësinë për ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe vendeve anëtare të saja për sanimin e dëmeve në rajonet e vërshuara.
Në fund u theksua se në interes të Bashkimit Evropian dhe po ashtu të Republikës së Maqedonisë është hapja sa më e shpejtë e negociatave për anëtarësim në Union. Në këtë drejtim Komisioni Evropian pret që Republika e Maqedonisë të punojë në tejkalimin e sfidave me të cilat është ballafaquar dhe të mirëmbajë axhendën reformuese.