Lajme
13.11.2014 12:38
Sot ne hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi kishte fjalën e tij në Takimin e gjashtë të punës për inkluzion të romëve dhe romëve refugjatë.
Organizimi i takimit është në bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Kabinetit të Ministrit pa Resor Nezhdet Mustafa, Koordinatorit Nacional të Dekadës së Strategjisë së Romëve, Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, me qëllim të informimit për shkallën e realizimit të prioriteteve të përcaktuara nga Plani Akcional për periudhën mes takimit të pestë dhe të gjashtë dhe këmbimin e pikëpamjeve ndërmjet ministrive, shoqërive civile dhe organizatave ndërkombëtare lidhur me politikat aktuale për përfshirje të Romëve si dhe përcaktimin e udhëzimeve për përfshirjen socio-ekonomike të mëtejme të Romëve në Republikën e Maqedonisë.
Në fjalimin e tij, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë duke e ndjekur kursin politik të hartuar nga Bashkimi Evropian, në vazhdimësi afrohet kah vendet të cilat tregojnë gatishmëri për zbatimin e parimeve për mbrojtje aktive të të drejtave të Romëve, jo vetëm si obligim moral për shtetin, por për zbatimin e obligimit të rregulluar ligjor për përkujdesje ndaj këtij komuniteti.
Në kuadër të realizimit të prioriteteve në procesin e eurointegrimeve në integrimin e vazhdueshëm të romëve, janë miratuar masa për tejkalimin e problemit për persona të cilët nuk janë evidentuar në librin amzë të të lindurve, shkalla e miratimit të së cilës do të ndiqet në nivel gjashtëmujor. Njëherësh është përforcuar edhe kapaciteti administrativ i Departamentin për implementimin e Dekadës në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Është ndërmarr nismë për përgatitje të programit për arsim të fëmijëve që kanë kaluar moshën për klasë të parë, me çka do të mundësohet që numër më i madh i fëmijëve nga rruga dhe fëmijë nga kategoria më e rrezikuar e qytetarëve, në moshë nga 10 deri në 14, të përfshihen në sistemin arsimor dhe është miratuar Strategjia e rishikuar për romë e cila promovon parimin e mbrojtjes aktive të të drejtave të romëve të filluar me Strategjinë paraprake në vitin 2005, për periudhën 2014-2020.
Në fund, Besimi theksoi faktin se në kuadër rajonal Maqedonia në shkallë të konsiderueshme e ka rritur nivelin e trajtimit të pakicave në përgjithësi. Mes tjerash ai potencoi synimin dhe përkushtimin e veçantë të Republikës së Maqedonisë që përmes buxhetit si dhe përmes Fondeve EU/IPA të kontribuohet në realizimin e prioriteteve që dalin nga Dekada e Romëve, përmes mbështetjes dhe pasurimit të aktiviteteve të shumta të dedikuara për realizimin e qëllimeve të caktuara.