Lajme
09.10.2014 13:52
Është shumë e rëndësishme që edhe në këtë raport Komisioni Evropian (KE) jep rekomandim deri te Këshilli i BE-së për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë me BE-në për anëtarësimin e plotfuqishëm, por të rëndësishme janë edhe rekomandimet e dhëna për atë që në periudhën e ardhshme duhet të tregojmë zhvillim më të madh, theksoi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi në konferencën e sotme për shtyp.
"Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë është dokument i përbashkët i cili de fakto shkruhet nga ana jonë dhe KE-ја. Gjegjësisht ne deri më 1 shtator zyrtarisht e dhamë kontributin tonë për raportin deri në ditën e djeshme vazhdimisht kemi pasur konsultime për punë të cilat në ndërkohë janë bërë ndërsa mund të jenë në raport në lidhje me atë që është bërë. Ky raport i RM-së dhe KE-së në këtë proces është partnerial. Pa i marrë parasysh komentet në opinion nëse vokabulari në raport është më shumë ose më pak diplomatik, vlerësoj se për ne është e rëndësishme çdo fjalë dhe temë që ngrihet si sfidë para nesh për rekomandim që t"i kushtohet më shumë vëmendje, këtë ta kuptojmë seriozisht dhe po punojmë seriozisht në këto tema pasi që është në interes të qytetarëve", u përgjigj Besimi në pyetjen e gazetarëve nëse pajtohet me përmbajtjen e raportit dhe cili është qëndrimi i tij. Pavarësisht deklaratave të tilla të cilat mund të kenë konotacion politik, theksoi Besimi, për ne mbetet të punojmë në përmbajtje, ndërsa ato janë gjyqësia liria e të shprehurit, marrëdhëniet e mira ndëretnike, dialogu politik dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, gjegjësisht tejkalimi i çështjeve të hapura me fqinjët.
"Është e rëndësishme në këtë periudhë të mos e heqim fokusin nga agjenda evropiane. Republika e Maqedonisë do të ketë shumë punë në rrugën drejt BE-së dhe ne nuk heqim dorë nga kjo gjë", potencoi Besimi, duke shtuar se në raport janë vlerësuar edhe një numër i madh i fushave në të cilat ka progres të madh siç është bashkëpunimi rajonal, lufta kundër krimit të organizuar e MPB-së, në pjesën e reformave në administratën publike, për progresin në fushën ekonomike, përforcimin e ekonomisë së tregut, uljen e papunësisë, trendin e rritjes së BPV-së...
Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Republika e Maqedonisë, si edhe çdo vend tjetër anëtar i BE-së edhe pasi të bëhet anëtare e plotfuqishme do të vazhdojë vazhdimisht të bëjë reforma në sistem, duke e përfshirë edhe gjyqësinë dhe temat e tjera të cilat do të jenë pjesë përbërëse e rregulaltivës evropiane.
Pasi të analizohet raporti, ai paralajmëroi se do të fillojë me aktivitete për përgatitjen e Planit veprues, ndërsa njëherësh Sektori për çështje evropiane do të organizojë bashkë me institucionet e tjera qeveritare si dhe institucionet e tjera shtetërore bartës të disa sferave të caktuara të serisë së konsultimeve, takimeve dhe debateve me OJQ, bashkësinë akademike, me sektorin privat dhe faktorët e tjerë të cilët mund të kontribuojnë që Republika e Maqedonisë në të ardhmen të tregojë progres të madh.
Burimi: MIA