Lajme
26.9.2014 16:15
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, Ven Zhenshun. Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, me theks të veçantë në projektet që realizohen me mbështetje grantesh nga Republika Popullore e Kinës.
Zëvendëskryeministri Besimi shprehi kënaqësinë për nivelin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve të këtyre dy vendeve që janë përgjegjëse për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve. Njëherësh, ai theksoi nevojën për vazhdimin dhe përforcimin e kontakteve dhe bisedimeve në të ardhmen, me qëllim që me sukses të tejkalohen sfidat e përbashkëta dhe të arrihen rezultate edhe më të mira në të ardhmen.
Një prej projekteve me interes të veçantë është ndërtimi i Sh.F. Rajko Zhinzifov në komunën e Kisela Vodës, e cila ndërtesë shkollore e re u hap nga 01 shtatori për nxënësit e shkollës fillore të komunitetit lokal. Projekti, siç është theksuar nga të dyja palët, është i pari sipas kompleksiteti dhe madhësisë së punës, i realizuar në kuadër të projektit për bashkëpunim dhe do të shërbejë si bazë për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve të përgatitjes dhe zbatimit të projekteve.
Nga ana e zëvendëskryeministrit Besimi, si Koordinator Nacional për Ndihmë të Jashtme i Qeverisë, u potencua interesimi i Republikës së Maqedonisë për vazhdimin me përgatitjet dhe fillimin e shpejtë me realizimin e projekteve tani më të përcaktuara prioritare.
Ndër projektet tjera, u përmendën gjithashtu projektet për ndërtimin e shkollave fillore në Komunën e Tetovës dhe Gazi Babës, projektet për ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë në komunat e Kisella Vodës dhe Çairit si dhe projekti për ndërtim të objektit të ri në Universitetit Konfuçi në Shkup. Në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara me R.P. të Kinës, për realizimin e këtyre projekteve, si dhe për projektin “Lidhje rrjeti i institucioneve shtetërore” janë paraparë mbi 8 milion euro mjete grantesh.
Për realizimin e këtyre projekteve, sipas parimeve të miratuara të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pritet përfshirje e plotë e kompanive vendore dhe punëtorëve nga vendi, si dhe sigurim i një pjese të madhe të materialeve të nevojshme të tregut vendor.
Me këtë bashkëpunim dhe projektet vijuese dhe të ardhshme, R.P. e Kinës padyshim përforcon profilin e tij të një partneri serioz dhe të përkushtuar në fushën arsimi si një nga fushat kyçe për zhvillim të përgjithshëm të Republikë së Maqedonisë.