Lajme
24.9.2014 15:20
Sot në Parlamentin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zëvendëskryeministri i Qeverisës së Republikë së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi, para Këshillit Nacional për Eurointegrime i prezantoi rezultatet e arrira dhe shkallën e realizimit të Programit Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian – NPAA, për tremujorin e parë dhe të dytë.
Zëvendëskryeministri Besimi, para anëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime, theksoi përkushtimin e tij personal dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të vazhduar edhe më tej me integrimet euroatlantike. Ai informoi për përpjekjet kyçe, për reformat dhe prioritetet afatshkurtra, qëllimet e revizionit të NPAA për 2014 si dhe për procesin e planifikimit të NPAA, implementimin e tij dhe hapat e mëtutjeshëm në proces, siç janë harmonizimi i mëtejshëm i legjislacionit dhe distribuimi i resurseve financiare dhe njerëzore si dhe shfrytëzimi i mjeteve financiare IPA.
Gjithashtu, ai theksoi se NPAA 2014 ka për qëllim të adresojë rekomandimet e Strategjisë për zgjerim 2013/2014 dhe Raportin për progres për Republikën e Maqedonisë, realizimin e reformave prioritare të parapara me HLAD, realizimin e mëtejshëm të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, si dhe vazhdimin me harmonizim të legjislacionit nacional me atë të BE-së. Besimi theksoi se reformat në Republikën e Maqedonisë nuk zbatohen vetëm për të filluar negociatat, por edhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe se reformat do të merrnin intensitet më të madh nëse Këshilli i BE-së më në fund sjell vendim për fillimin e negociatave aderuese me Republikën e Maqedonisë.
Në fjalën e tij Zëvendëskryeministri gjithashtu potencoi edhe reformat që janë zbatuar dhe do të vazhdojnë të zbatohen edhe në periudhën në vazhdim, si dhe arritjet e fundit në fushën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirinë e të shprehurit, reformat zgjedhore, dialogun politik, reformat në administratën publike, marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.
Mes tjerash, Besimi theksoi se në periudhën e kaluar janë mbajtur mbledhje koordinative me ministritë përkatëse me qëllim që të shqyrtohet statusi i implementimit të aktiviteteve dhe njoftoi se takimet e tilla do të vazhdojnë edhe me institucionet tjera.
Në fund të prezantimit të NPPA para anëtarëve të Këshillit Nacional për eurointegrime në Kuvend, zëvendëskryeministri Besimi nënvizoi se kjo është vetëm një pjesë e arritjeve kyçe në zbatimin e reformave nga axhenda e BE-së dhe theksoi se për shkak të rëndësisë së periudhës së ardhshme, duke e pasur parasysh se Këshilli Evropian tani më është duke punuar në raportin e progresit për vitin 2014, është e rëndësisë së veçantë që të gjithë të tregojnë mbështetje maksimale dhe të jenë të fokusuar në realizimin e prioriteteve dhe reformave kyçe me qëllim që të njëjtat të shënohen në Raport, duke shtuar se nuk duhet të humbet momenti i frymës pozitive në Bashkimin Evropian rreth zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila u konfirmua në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe në prioritetet e presidencës italiane.