Lajme
22.9.2014 12:49
Në prag të Raportit të vjeshtës dhe në kuadër të EU Agjendës 2014 të Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, i shoqëruar nga të punësuarit e sektorëve për IPA dhe Eurointegrime realizoi vizitë pune në Ministrinë për Transport dhe Lidhje ku u takua me ministrin Mile Janakieski dhe përfaqësues të kësaj ministrie.
Në takim u bisedua për statusin e implementimit te reformave në fushën e transportit me theks të veçantë në kapitujt 3.14 Politika e Transportit dhe 3.21 Trans Rrjete Evropiane. U diskutua edhe për aktivitetet e parapara në Programin Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA).
U bisedua edhe për zbatimin e Instrumentit të Ndihmës së Para- Aderimit – IPA, e cila është e rëndësishme për realizimin e reformave në transport. Në kuadër të IPA-s për periudhën 2007 – 2013, për zbatimin e projekteve infrastrukturore në fushën e transportit dhe mjedisit jetësor deri në vitin 2017 në dispozicion prej IPA fondeve ka rreth 200 milion euro. Sektori i transportit disponon me rreth 110 milion euro për projekte të destinuara për infrastrukture rrugore dhe hekurudhore të cilat janë në përgjegjësi të ministrisë për Transport dhe Lidhje. Programi Operativ për IPA II është përgatitur në vlerë prej 113 milion euro, me çka do të vazhdojë mbështetja nga Bashkimi Evropian në sferën e transportit.
Besimi theksoi se përdorimi i fondeve evropiane për projektet e Ministrisë për Transport dhe Lidhje është i rëndësishëm për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe përafrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Cikli i vizitave punuese “BE-IPA Koordinime Institucionale” të zëvendëskryeministrit Besimi do të vazhdojë edhe me institucionet tjera shfrytëzuese të fondeve IPA dhe implementuesve të NPAA, me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë për të gjitha aspektet e shfrytëzimit të këtyre fondeve, duke pasur parasysh çështjet e programimit, zbatimit teknik, monitorimit, njoftimit, plotësimit të parakushteve për implementim të suksesshëm të projekteve/programeve, si dhe aspektet e sistemit për menaxhim, kapacitetet institucionale dhe administrative, respektimin e procedurave për shfrytëzim të këtyre mjeteve, funksionimin e mekanizmave koordinuese si dhe shqyrtimin e statusit të realizimit të aktiviteteve të parapara me NPAA.