Lajme
15.9.2014 14:12
Në prag të Raportit të vjeshtës dhe në kuadër të EU Agjendës 2014 të Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, i shoqëruar nga të punësuarit e sektorëve për IPA dhe Eurointegrime realizoi vizitë pune në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ku u takua me ministrin Dime Spasov dhe bashkëpunëtorë të tij.
Në takim u bisedua për realizimin e reformave në sferën e politikave sociale, me theks të veçantë në kapitujt Lëvizja e lirë e forcës punëtore dhe Politika sociale dhe punësimi. Sferat të cilat i mbulon ministria shqyrtohen në nën-komitetin për inovacione, shoqëri informatike dhe politikë sociale si dhe në nën-komitetin për drejtësi, liri dhe siguri. U diskutua edhe për aktivitetet e parapara në Programin Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA).
Bashkëbiseduesit në takim theksuan se është i nevojshëm përshpejtimi i përpjekjeve për përgatitje dhe implementim të projekteve dhe miratim i ligjeve në sferat e politikës sociale dhe punësimit, të drejtave njerëzore dhe mbrojtja e pakicave, si dhe azil.
Në takim u bisedua edhe për shkallën e shfrytëzimit të mjeteve të cilat janë në dispozicion përmes Instrumentit për Ndihmë para Aderimit – IPA, të cilat janë kyçe për realizimin e reformave në politikën sociale dhe punësim. Në kuadër të IPA I në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2013 janë përgatitur 25 projekte nga Komponenti 4, dhe 5 projekte nga Komponenti 1, ose në total 30, në shumë prej rreth 43 milion eurosh.
Besimi theksoi se shfrytëzimi i fondeve Evropiane për proektet e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale është i rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë si dhe për afrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, përmes investimit në zhvillimin socio-ekonomik si dhe përputhjen e legjislacionit me BE-në.
Cikli i vizitave punuese “BE-IPA Koordinime Institucionale” të zëvendëskryeministrit Besimi do të vazhdojë me të gjitha institucionet shfrytëzuese të fondeve IPA dhe implementuesve të NPAA, me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë për të gjitha aspektet e shfrytëzimit të këtyre fondeve, duke pasur parasysh çështjet e programimit, zbatimit teknik, monitorimit, njoftimit, plotësimit të parakushteve për implementim të suksesshëm të projekteve/programeve, si dhe aspektet e sistemit për menaxhim, kapacitetet institucionale dhe administrative, respektimin e procedurave për shfrytëzim të këtyre mjeteve, funksionimin e mekanizmave koordinuese si dhe shqyrtimin e statusit të realizimit të aktiviteteve të parapara me NPAA.