Lajme
15.7.2014 16:36
Sot, 15 korrik 2014, gjatë vizitës së tij në Bruksel, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi realizoi takim me Drejtoren e Drejtoratit për Zgjerim në Komisionin Evropian, zonjën Aleksandra Kas Granje.
Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për hapat e ardhshëm të qeverisë së re. Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se integrimi evropian vazhdon të mbetet edhe më tej prioritet kryesor.
Në takim u bisedua edhe për programimin e IPA 2014/2020, konceptin, metodologjinë dhe strukturat si dhe për planet rreth implementimit gjatë viteve të ardhshme.
Pas takimit, Zëvendëskryeministri Besimi para përfaqësuesve të Komisionit evropian prezantoi Programin Nacional të reviduar për Miratimin e të Drejtës të Bashkimit Evropian për vitin 2014 (NPAA).
Ai informoi për përpjekjet më të rëndësishme në reformat dhe për prioritetet afatshkurtra, qëllimet e revizionit të NPAA për vitin 2014 si dhe për procesin e planifikimit të NPAA, implementimin dhe hapat e ardhshëm në procesin e harmonizimit të mëtutjeshëm të legjislacionit, distribuimin e resurseve financiare dhe njerëzore dhe përdorimi i mjeteve financiare IPA.
Besimi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë bën monitorim të rregullt të zbatimit të reformave dhe sferave prioritare të përcaktuara me Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë (DANL-HLAD), siç janë dialogu ndëretnik, liria e të shprehurit, sundimi i të drejtës, gjyqësia, korrupsioni dhe dialogu ndëretnik, reformat zgjedhore, reformat në administratën publike dhe kriteret ekonomike, si dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore në kuadër të platformës për vazhdimin e procesit të HLAD-it.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se NPAA 2014 ka për qëllim adresimin e rekomandimeve të Strategjisë për Zgjerim 2013/2014 dhe Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë, plotësimin e reformave prioritare të parapara me DANL, zbatimi i mëtutjeshëm i Marrëveshjes për stabilizim dhe Asociim, si dhe vazhdimin e harmonizimit të legjislacionit nacional me atë të Bashkimit Evropian.
“Reformat në Republikën e Maqedonisë nuk zbatohen vetëm për qëllim të fillimit të negociatave, por për përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve dhe të njëjtat do të kishin intensitet më ët madh nëse Këshilli i BE-së përfundimisht sjell vendimin për fillimin e negociatave aderuese me Republikën e Maqedonisë” – theksoi Besimi gjatë prezantimit të NPAA.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane sot në Bruksel do të ketë brifing në Qendrën për Studime të Shkencave Politike (CEPS), ndërkaq dje në Bruksel u takua me Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Shërbimit Evropian për punë të jashtme, zotin Pjer Vimont si dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Shërbimit Evropian për punë të jashtme, zotin Fernando Xhentilini.