Lajme
26.6.2014 14:13
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot vizitoi Republikën e Shqipërisë. Gjatë vizitës Zëvendëskryeministri u takua me Ministren e Integrimit Evropian z-nja Klajda Gjosha dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Z. Ditmir Bushati. Kjo është vizita e parë zyrtare e Zëvendës Kryeministrit z. Fatmir Besimi nga emërimi i qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri Besimi i uroi ministrat e Republikës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit Kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku ai theksoi se ky nuk është lajm i mirë vetëm për Republikën e Shqipërisë por edhe për të gjithë rajonin. Njëkohësisht ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve jo vetëm që do të vazhdojë por edhe do të forcohet në bazë të interesit të përbashkët të të dy vendeve për antarësim në Bashkimin Evropian.
“Dhënia e statusit Kandidat për Republikën e Shqipërisë vërtetoi se Evropa edhe më tutjen mbetet e interesuar për zgjerimin e saj me vendet e Ballkanit Perëndimor” potencoi zëvendëskryeministri Besimi në deklaratën e tij në pres konferencën e përbashkët me Ministrin e Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati.
Ministrja e integrimit Evropian z-nja Klajda Gjosha theksoi se “një nga rekomandimet të cilat Shqipëria i mori në takimin e fundit ministror është intensifikimi i bashkëpunimit rajonal” dhe në këtë drejtim bashkëbiseduesit biseduan për mundësi për thellimin e të njëjtës.
Në takim Besimi theksoi rëndësinë e inicijativave rajonale për bashkëpunim mes vendeve të rajonit të cilat do të kontribuojnë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian si dhe në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.
U diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në kuadër të fondeve IPA në aspekt të tërheqjes dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, nga mjetet e instrumentit për aderim IPA. Në periudhën 2007-2013, në programin për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, janë nënshkruar marrëveshje financiare në vlerë prej 6.2 milionë euro, dhe nga tre thirrjet për projekte janë nënshkruar kontrata për 41 projekte me vlerë prej 3.47 milionë euro. Bashkëpunimi në fushën e fondeve evropiane do të vazhdojë edhe në periudhën 2014-2020.
Zëvendëskryeministri Besimi ministres Gjosha i ofroi mbështetjen dhe eksperiencën që Republika e Maqedonisë e ka në sistemin e decentralizuar të implementimit dhe kontraktimit të projekteve. Në këtë drejtim u ra dakord për formimin e ekipeve punuese për shkëmbim të eksperiencave.
Të dy shtetet deri tani kanë bashkëpunim të suksesshëm në fusha të ndryshme, siç janë: politika e transportit, bashkëpunimi administrative dhe ndihma e ndërsjellë, bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe shkencës, bashkëpunimi në fushën e mjedisit, bashkëpunimi doganor, etj. Si projekte të suksesshme mes Maqedonisë dhe Shqipërisë u përmëndën hekurudha Kërcovë-Lin e cila financohet nga fondet IPA si dhe largpërcjellësi Manastir-Elbasan përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Në fund Zëvendëskryeministri ministrave të Republikës së Shqipërisë u ofroi ftesë për vizitë sa më të shpejtë në Republikën e Maqedonisë për fillimin e bashkëpunimit bilateral më konkret në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe kapaciteteve në disa sfera si janë sfera e eurointegrimeve dhe fondeve IPA, formimi i grupeve punuese në nivel teknik, vendosja e prakitkave për bashkëpunim rajonal me inicijativa të përbashkëta rajonale si dhe formalizimi i këtij bashkëpunimi me nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim.