Lajme
13.6.2014 12:02
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim me zëvendës ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Italisë z. Benedeto Della Vedova.
Në takim, theks i veçantë u vendos në prioritet e presidencës italiane me Bashkimin Evropian që do të fillojë në muajin korrik dhe do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2014. Nga ana e zëvendësministrit Vedova u theksua se politika e zgjerimit është një nga prioritetet kryesore të Republikës së Italisë dhe se seriozisht do të angazhohen për mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për anëtarësim sa më të shpejtë në BE.
Ai shtoi se do ta mbështesin vendi tonë në përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe në përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Besimi e përshëndeti gatishmërinë për përkrahje gjatë presidencës së tyre me BE-në lidhur me kyçjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe shtoi se integrimet janë prioritet kryesor strategjik i Republikës së Maqedonisë dhe se vendi ynë është fuqishëm i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe plotësimin e kriteriumeve për anëtarësim në Union.
Dy bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si në planin ekonomik ashtu edhe në plan kulturor, përmes intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe përmes këmbimit të praktikave kulturore të dy vendeve. Mes tjerash u theksua se bashkëpunimi mund të thellohet edhe në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të administratës në fushën e sundimit të së drejtës, prokurimeve publike, bujqësisë dhe zhvillimit rural, energjetikës, shëndetit publik, kontrollit financiar etj.
Zëvendëskryeministri Besimi në fund të takimit edhe një herë u uroi presidencë të suksesshme me Unionin dhe realizim të suksesshëm të qëllimeve të planifikuara.