Lajme
04.6.2014 15:34
Zëvendëskryeministri i Qeverisës së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi dhe ambasadori i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, Sh.T. Jozef Bence, sot nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për ndihmë konsistente nga ana e Hungarisë e cila do të dedikohet për mbështetje të proceseve eurointegruese të Maqedonisë.
Me këtë Memorandum Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Republika e Hungarisë do të marrin pjesë në programin e përbashkët të quajtur “Partnerë të ardhshëm në BE”, që parasheh trajnime të veçanta me qëllim të përforcimit të kapaciteteve analitike dhe hulumtuese të të punësuarve në institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë.
Qëllimi është që të krijohen kapacitete për kryerje të analizave të qëndrueshme dhe hulumtime të cilat do të dalin nga Sekretariati për Çështje Evropiane, ndërkaq do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë dhe institucioneve qeveritare.
“Kjo mbështetje flet për interesin e Hungarisë për të përkrahur përpjekjet tona integruese dhe është në linjë me prioritetet e udhëheqësisë së Hungarisë me Grupin e Vishegradit 2014, për promovim të Integrimit Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe për t’u ndihmuar në përgatitjet e tyre për anëtarësim në BE” – nënvizoi Besimi në fjalën e tij.
Zëvendëskryeministri Besimi duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore mes dy vendeve, e përshëndeti iniciativën për projektin “Partnerë të ardhshëm në BE” dhe shtoi se kjo është një nga mbështetjet e shumta që Maqedonia i merr nga vendet anëtare të BE-së. Ai shtoi se trajnimet e këtilla do të kontribuojnë në përforcimin e kapaciteteve kadrovike të Sekretariatit për Çështje Evropiane si dhe të institucioneve të tjera të vendit që gjithashtu do të kenë ndikim pozitiv në realizimin e reformave të dhëna në Programin Nacional për miratim të së drejtës së Bashkimit Evropian.
Ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, Sh.T. Jozef Bence, në fjalën e tij theksoi se për të arrirë sukses duhet gjithmonë të punohet në partneritet dhe se realizimi i këtij programi praqet pjesë të përpjekjeve të tyre për afrim të Evropës kah Maqedonia.
Zëvendëskryeministri Besimi dhe ambasadori Bence iu falënderuan të gjithë pjesëmarrësve në programin e përbashkët të projektit, e njëherit u dëshiruan edhe sukses në arritjen e qëllimeve të caktuara.
Në realizimin e këtij projekti gjithashtu janë të përfshirë edhe Agjencia për zhvillim ndërkombëtar e SHBA-së (USAID) dhe Instituti Demokratik Nacional për çështje ndërkombëtare (NDI).