Lajme
30.4.2014 13:54
Maqedonia mbetet fuqimisht e përcaktuar për integrim në Bashkimin Evropian, tha sot zëvendëskryeministri për integrime evropiane Fatmir Besimi, i cili së bashku me auroambasadorin Aivo Orav dhe kryetaren e Lëvizjes evropiane, profesoreshën Mileva Gjurovska, informuan për aktivitetet e sivjetme me rastin e Ditës së Evropës.
"Ne jemi pjesë e familjes së madhe së BE-së, familje e cila që prej fillimit është e bazuar në parimet e besimit të ndërsjellë, paqes dhe zvillimit. Përmes këtyre parimeve punojmë në anëtarësimin tonë të plotë në BE. Për ne koncepti i BE-së është shumë më i gjerë se ndryshimi i ligjeve, ky është koncept i ndryshimit të mënyrës së jetesës, vendosjes së standardeve për jetë më të mirë, koncept të respektit të ndërsjellë të qytetarëve, për unitet në llojllojshmëritë", deklaroi Besimi.
Më shumë se 50 ngjarje do të organizohen për shënimin e ditëlindjes së 64-të të Bashkimit Evropian në vend. Njëkohësisht Unioni shënon edhe dhjetëvjetorin nga zgjerimi i Unionit.
Përmes këtyre ngjarjeve për shënimin e Ditës së Evropës - 9 Maji, sipas Besimit ne mund t'i ndajmë edhe vlerat e tona kulturore dhe tradicionale me ato të qytetarëve tjerë të BE-së.
"Shikuar nga ky aspekt, ne sot mund të themi se në këtë rrugë të anëtarësimit tonë në BE, nuk ka asnjë sfidë që mund të jetë më e madhe se përcaktimi ynë, bindja se ne i takojmë BE-së", deklaroi Besimi.
Në kluadër të këtyre aktiviteteve, siç paralajmëroi ai, do të botohet publikacion me rastin e shënimit të 10-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim me të gjitha sfidat në këtë plan, si dhe me përfitimet nga implementimi i saj.
Euroambasadori Orav tha se qëllimi është të transmetohet porosia për ardhmërinë evropiane të vendit.
"Programi përfshin ligjerime dhe debate, po po ashtu edhe gara të ndryshme të të rinjve, në tema të lidhura me procesin e qasjes dhe me reformat e lidhura me të, si dhe me ngjarje të llojllojshme kulturore dhe sportive, duke përfshirë edhe me maratonën me rastin e Ditës së Evropës. Qëllimi këtij programi është ta transmetojmë porosinë tonë kryesore për armdhëri evropiane të këtij vendi dhe ta afrojmë Bashkimin Evropian deri te qytetarët", tha Orav.
Mes ngjarjeve të cilat do të jenë pjesë nga shlnimi i 9 Majit - Ditës së Evropës janë edhe Dita tradicionale e flamurit evropian, Maratona e Shkupit, hepeningu evropian në Shkup, si dhe shumë debate, ligjerime, gara, ngjarje kulturore dhe festime lokale, të cilat do të mbahen nëpër tërë vendin.
Në Dibër, Ohër, Gjevgjeli, Kavadar, Koçan, Manastir, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Veles do të organizohen hepeningje për Ditën e Evropës me qëllim që të festohet ideja në nivel lokal.
Autobusi i BE-së, ku do të jenë edhe euroambasadori Orav, përfaqësues të Qeverisë, studentë, qytetarë sërish do të udhëtojë nëpër vend dhe do t'i vizitojë Çashkën, Qendrën Zhupë, Shemshevën, Rustushën, Josifovën, Novacin, Studeniçanin, Istibanjën, Zërnovcin dhe Nagoriçanin e Vjetër.
Shënimi i Ditës së Evropës është në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në partneritet me Sekretariatin për çështje evropian, Lëvizjen evropiane, ambsadat e vendeve-anëtare të BE-së dhe institucione tjera lokale.