Lajme
13.2.2014 17:19
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së MAqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot 13 shkurt 2014, u takua me Raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Z. Riçard Hovit.
Në fillim të takimit zëvendëskryeministri Besimi shprehu kënaqësi nga rekomandimet në Rezolutën e Parlamentit Evropian, të cilat kanë të bëjnë me përcaktimin e datës për fillim të bisedimeve për aderim, fillimin e procesit të monitorimit si dhe vlerësimin se Republika e Maqedonisë paraqet ekonomi funksionale të tregut.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e vazhdimit të Dialogut për Qasje në Nivel të Lartë mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, si një mekanizëm për ruajtjen e dinamikës së procesit reformues dhe informoi për qëllimet e Qeverisë në periudhën e ardhëshme për tu përqëndruar në disa prioritete kyçe të Dialogut për Aderim në Nivel të Lartë.
E njëjta gjë është përshëndetur edhe nga Z. Hovit i cili theksoi se është me rëndësi të madhe në periudhën e ardhëshme të tregohet progress i rëndësishëm në disa sfera kyçе siç është liria e shprehjes, zhbllokimi I punës së Grupës punuese në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, realizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokrate dhe kështu me radhë.
Anëtari i parlamentit Evropian Hovit theksoi edhe rëndësinë e sigurimit të gjithëpërfshirjes në process, veçanërisht sa I përket pjesmarrjes së sektorit joqeveritar dhe Parlamentit.