Lajme
05.2.2014 16:56
Zëvendës kryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot takoi ministrin e mëparshëm të punëve të jashtme të Austrisë kurse kryetari aktual i Qendrës Franceze-Austriake për afrim me Evropën Z. Petar Jankoviç.
Gjatë takimit zëvendëskryeministri Besimi theksoi se bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë dhe Austrisë është i shkëlqyeshëm dhe se Austria përmes përkrahjes së saj të vazhdueshme paraqet një nga partnerët më të rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë në procesin e saj eurointegrues.
Në periudhën e kaluar 1996-2012 agjensioni Austriak për bashkëpunim zhvillimor ka siguruar rreth 40 milionë euro ndihmë në sferën e ambientit jetësor, energjetikës dhe punësimit.
Kryetari i Qendrës Franceze-Austriake për afrim me Evropën Z. Jankoviç theksoi se perspektiva Evropiane vazhdon të mbetet opsion i rëndësishëm për paqe, zhvillim dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.