Lajme
30.1.2014 15:55
Në Maqedoni në kuadër të shfrytëzimit të mjeteve të BE-së për ndihmë paraqasëse - IPA, për periudhën 2007-2013, vlera e përgjithshme e së cilës arrin 614 milionë euro deri më tani janë nënshkruar marrëveshje financiare në vlerë prej 564 milionë euro dhe janë lidhur marrëvshje për 210 milionë euro. Përqindja e marrëveshjeve të nënshkruara në lidhje me marrëveshjet e lidhura arrin 37,3 për qind duke përfshirë 31 dhjetorin e vitit 2012, ndërsa me këto mjete kanë përfunduar ose janë në fazë të zbatimit mbi 450 projekte.
Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi në konferencën e përbashkët për shtyp me euroambasadorin Aivo Orav, në të cilën është prezantuar statusi i implementimit të IPA 2007-2013.
Sipas Besimit, një nga punët kryesore që mund ta përmirësojë shfrytëzimin e IPA mjeteve është transparenca e procesit, ndërsa sot numrat e prezantuar dhe përqindja për secilën nga pesë komponentat e IPA, japin vetëm një prerje të gjendjes momentale me shfrytëzimin e këtyre mjeteve. Në komponentin e parë për ndihmë gjatë tranzicionit dhe përforcimit institucional shfrytëzimi është 53,3 për qind, në të dytin për bashkëpunim tejkufitar 71,5 për qind, për të tretin qëllimi për zhvillim rajonal 27,9 për qind, për të katërtin për zhvillim të resurseve njerëzore 23,9 për qind dhe 8,9 për qind për komponentin e pestë, i cili ka të bëjë me mbështetjen e zhvillimit rural.
Analiza komparative e KE-së për shfrytëzimin e IPA në rajonin për vitin 2012, tregon se Maqedonia është në nivelin e Kroacisë dhe të Turqisë. Kështu në komponentin ku kryhet sistem i decentralizuar i menaxhimit me IPA të nivelit nacional, në të tretin Maqedonia ka 24,1 për qind, Kroacia 26,9, ndërsa Turqia 29,6 për qind. Në komponentin katër Maqedonia ka 31 për qind, Kroacia 41, ndërsa Turqia 23 për qind. Në komponentin e pestë Maqedonia ka shfrytëzim prej 17,8 për qind, Kroacia 23,2 dhe Turqia 12,5 për qind.
Duke pasur parasysh gjendjen, tha Besimi, vlerësimet janë se mundet shumë më tepër të bëhet lidhur me përmirësimin e shfrytëzimit të IPA dhe për këtë qëllim nga viti i kaluar janë vendosur koordinata të rregullta në bazë javore mes IPA-strukturave në institucionet dhe BE-Delegacioni ku marrin pjesë edhe ministra, ndërsa një herë në muaj informohet Qeveria për statusin e implementimit të projekteve, janë realizuar 50 trajnime dhe janë trajnuar 583 nëpunës shtetërorë. Është bërë analizë e leksioneve të mësuara nga zbatimi i deritanishëm i IPA dhe janë konstatuar katër sfera ku duhet të intervenohet: planifikim strategjik, vendosje organizative dhe procedura për zbatimin e IPA, koordinim dhe komunikim dhe kapacitete institucionale kadrovike, me afate qartë të definuara dhe plan aksional për implementim.
"Pas 20-të milionë eurosh, të cilat nuk janë shfrytëzuar në vitin 2013, kemi bërë përpjekje për rreth 45 milionë eurosh gjatë vitit t"i shpëtojmë dhe të japim mundësi për shfrytëzimin në periudhën e ardhshme. Prej tyre 18 milionë euro janë alocuar për shfrytëzim në periudhën e ardhshme. Prej tyre 18 milionë euro janë alocuar nga komponenti pesë në komponentin një, 21 milionë euro nga komponenti një, për të cilën duhej të nënshkruhen marrëveshje deri në fund të vitit 2013, kemi arritur së bashku me delegacionin e BE-së dhe të KE-së ta vazhdojmë afatin deri në fund të vitit 2014. Dy milionë euro nga kursimet në vitin 2013 dedikohen për dy projekte të reja për zhvillim lokal dhe mbështetje të bujqësisë dhe katër milionë nga komponenti një me angazhime më të mëdha kemi arritur t"i ridedikojmë për lidhje të marrëveshjeve të reja", tha Besimi.
Ambasadori Aivo Orav në pyetjen e gazetarëve theksoi se nuk ka manipulim në numrat për shfrytëzimin e IPA mjeteve, të cilat thotë janë para teorike, respektivisht mjete të alocuara. Kjo është, thotë rezultat i procedurës së ndërlikuar të shfrytëzimit të tyre dhe nuk beson se ato mund të absorbohen njëqind për qind.
"Nga ana jonë ne përpiqemi t"ju ndihmojmë t"i shfrytëzoni këto para 100 për qind. Do të ishte ideale nëse këto para do të shfrytëzoheshin ashtu që qytetarët në vend ndjejnë se vendi është gjithnjë e më afër BE-së", tha Orav duke nënvizuar se nevojitet koordinim dhe komunikim më i mirë i IPA strukturave, por edhe se nuk ndihmon thotë, nëse njerëzit të cilët punojnë në këto struktura ndërrohen shumë shpejt.
Sekterari shtetëror në SÇE, Jovan Andonov nënvizoi se duhet të kihet parasysh edhe afati përfundimtar për shfrytëzimin e IPA-mjeteve.
Ndërkohë, Qeveria dhe KE-ja punojnë në vërtetimin e programit për shfrytëzimin e 600 milionë eurove të reja nga IPA 2014-2010, të cilat do të dedikohen për mbështetje teknike dhe projekte investuese në pajtim me procesin eurointegrues.