Lajme
10.1.2014 15:04
Në kuadër të vizitave institucionale BE/IPA, të parapara me Agjendën e BE 2014, të Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane dhe Koordinator Nacional i IPA-s Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim pune me ministrin për vetëqeverisje lokale Tahir Hani.
Gjatë këtij takimi u bë një shqyrtim dhe u sollën vendime operative lidhur me gjendjen aktuale, përparimin e realizuar si dhe çështjet e hapura dhe sfidat në kuadër të procesit për realizimin e Instrumentit për ndihmë para-aderuese (IPA), me theks të veçantë në IPA Komponentin për Bashkëpunim Ndërkufitar (IPA K.2 – CBC), që është nën kompetenca të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale dhe ku qëndron funksioni operativ-koordinues më i lartë për këtë Komponentë IPA, funksioni i koordinatorit nacional për bashkëpunim ndërkufitar.
Shfrytëzimi i mjeteve të IPA-s dhe shpallja e hapur për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës ishin temat kryesore në takimin e punës. Gjatë takimit zëvendëskryeministri Besimi informoi për realizimin e shpalljes së hapur për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, buxhet i cili sillet rreth 3,6 milion euro nga ana e BE-së. 1,8 milion euro parashikohen për institucionet e Maqedonisë dhe po aq parashikohen për Kosovën.
Besimi shtoi se komunat dhe institucionet tjera mund të aplikojnë për mjete financiare edhe në Bankën e Maqedonisë për Mbështetje dhe Zhvillim, ndërkaq këtë vit pritet të nënshkruhen edhe dy marrëveshje financiare me Kosovën dhe Greqinë.
Ministri Hani theksoi se është me rëndësi të gjitha institucionet t’i shfrytëzojnë maksimalisht mjetet e IPA fondeve të cilat u qëndrojnë në dispozicion.
“Në kuadër të Komponentit IPA 2007-2013 ka rreth 30 milion euro. Deri më tani janë nënshkruar marrëveshje financiare për rreth 27 milion euro, prej të cilave 18 milion euro ose 65 përqind prej tyre, janë marrëveshje të nënshkruara. Presim që për dy javë të arrihet niveli prej 75 përqind”, theksoi Besimi pas takimit.
Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft konstruktive dhe u vendos një agjendë e përbashkët për veprime të caktuara operative, në drejtim të tejkalimit të disa çështjeve që qëndrojnë të hapura dhe të cilat janë të zakonshme për këtë fazë të procesit të miratimit të këtyre programeve nga ana e Republikës së Maqedonisë.