Lajme
03.1.2014 09:18
Dinamizim të procesit inkuadrues në BE si prioritet strategjik i shtetit, shfrytëzim më efikas i IPA fondeve dhe ndihmë tjetër të huaj dhe transparencë dhe përfshirje më e madhe në procesin e eurointegrimit, janë tre qëllimet e BE Axhendës për vitin 2014 të Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Fatmir Besimi në takimin e sotëm me gazetarët duke e prezantuar BE-Axhendën për këtë vit, theksoi se do të përpiqen që të afrohet Evropa drejt qytetarëve të Maqedonisë me promovimin dhe arritjet e vlerave të Unionit.
Besimi nënvizoi se ka ulje të vogël në lidhje të mbështetjes për eurointegrimet e Maqedonisë, për shkak të lodhjes së qytetarëve dhe status kuo të procesit, por se këto bëjnë dallim të qartë midis zhvillimit të procesit dhe rëndësisë strategjike të tij.
Lidhur me kryesimin grek i cili filloi nga 1 janari, thotë edhe pse zgjerimin e BE-së nuk e ka ndër prioritetet e veta, e jona është të punojmë në atë që varet nga ne, e ato janë reformat, të cilat thotë janë argumenti jonë më i madh. "Këtë e presin edhe miqtë tanë në BE", potencoi Besimi.
Ai paralajmëroi se që sot do t"i shkruajë ministrit grek të Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos duke i dëshiruar kryesim të suksesshëm.
Për vetë kryesimin e grekëve për nga forma nuk presin që të dallohet shumë nga kryesimet e tjera. Pret që Republika e Maqedonisë në cilësi të vendit kandidat për BE-në, të ftohet në takimet ministrore që do t"i organizojë kryesimin grek në nivel të BE-së. I përmendi edhe zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian që thotë, BE-ja do të merret me vetveten.
Në lidhje me kontestin për emrin me Greqinë, Besimi tha se dëshirojnë ta mbajnë qasjen konstruktive dhe të jenë partnerë në kërkesën e zgjidhjes, ndërsa faktor i rëndësishëm do të ishte mbështetja nga bashkësia ndërkombëtare.
Duke e sqaruar BE-Agjendën 2014, ai theksoi se në lidhje të dinamizimit të procesit, SÇE-ja do të angazhohet për përmirësimin e koordinimit dhe pajtueshmërisë së punës së organeve të administratës shtetërore dhe organeve të tjera dhe institucioneve për përgatitjen e shtetit për anëtarësim në BE. Në këtë kontekst, paralajmëroi se do të bëhet analizë e detajuar e zbatimit të deritanishme të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim e cila në muajin prill shënon 10 vjet nga zbatimi i saj.
Realizimi i Planit të akcizës për realizimin e prioriteteve nga Dialogu inkuadrues në nivel të lartë, potencoi, do të vijojë dhe inkurajojë në mënyrë inkluzive dhe transparente përmes komunikimit të rregullt me institucionet shtetërore, qeverinë, sektorin e qytetarëve dhe shoqërinë më të gjerë si dhe me KE-në, sepse theksoi, eurointegrimi nuk është proces i cili varet nga institucionet por nga përfshirja dhe angazhimi i secilit prej nesh. Fokusi i reformave do të jetë në nxitjen e dialogut politik, përparimit të dialogut me gazetarët në sferën mediale, reformën e administratës publike dhe në ligjdhënien zgjedhore dhe përforcimin e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës.
Do të punohet edhe në pajtueshmërinë e ligjdhënien nacionale me legjislativën e BE-së. Zëvendëskryeministri Besimi paralajmëroi edhe agjendë dinamike diplomatike me vizita të institucioneve në Bruksel dhe vendet-anëtare për shkak të sigurimit të procesit eurointegrues të Maqedonisë. Në lobimin për procesin integrues dhe përforcimin e pozitave të Maqedonisë duhet të ndihmojë edhe angazhimi i Misionit tonë në Bruksel.
Në lidhje të IPA fondeve, SÇE-ja si bartëse e koordinimit të ndihmës së huaj për vendin do të punojë në përmirësimin e shfrytëzimit të këtyre fondeve në kontekst të zhvillimit ekonomik-strategjik dhe institucional. Kjo thonë, duhet të arrihet përmes komunikimit të rritur me institucionet dhe aktorët e tjerë shoqërorë, thjeshtëzim të procedurave për zbatimin e IPA, përforcim i kapaciteteve kuadrovike përmes sistemit të trajnimeve dhe sendërtimit të tij.
Zëvendëskryeministri Besimi, e nënvizoi aktivitetin në pjesën e sigurimit të transparencës dhe përfshirjes më të madh në procesin e BE-integrimeve para së gjithash, përmes promovimit të vlerave ekonomike dhe sigurimit të mbështetjes nga qytetarët për shkak të qëndrueshmërisë së procesit eurointegrues.
Në këtë segment, Strategjia për informim dhe komunikim me opinionin, e cila do të sillet, si risi i ofron e-Buletin mujor nga SÇE-ja dhe Livestreaming ngjarje një orë e gjysmë, i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë në ueb-faqen e Sekretariatit në të cilën zëvendëskryeministri Besimi personalisht do të përgjigjet në pyetjet nga qytetarët e interesuar. Kjo mundësi paralajmërohet që të ndodhë në fund të janarit, nëse përgatitjet kalojnë mirë.
Përndryshe për ndjekjen e disponimit të opinionit, janë paraparë analiza të rregullta dhe analiza të mendimit publik, studime dhe publikime si monografi për eurointegrimet e Maqedonisë dhe kost-benefitin nga kjo.
Burim:MIA