Lajme
12.12.2013 16:46
Zëvendës Kryeministri për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, qëndron në vizitë dy ditore pune në Bruksel ku do të realizojë takime me ambasadorë të BE-së në Bruksel dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.
Sot 12 Dhjetor, zëvendës Kryeministri Besimi në një drekë pune takoi ambasadorët e vendeve antare të Bashkimit Evropian në Bruksel si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian për punë të jashtme.
Qëllimi i kti takimi ishte të informohen të pranishmit për aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për procesin e integrimit Evropian të Maqedonisë dhe të dëgjihen mendimet dhe pikpamjet e vendeve aëtare për integrimin Evropian të Maqedonisë vecanërisht per faktin se në këto moment përfundohen bisedimet për definimin e e konkluzioneve të Këshillit të BE-së të cilat duhet të shqyrtohen dhe eventualisht edhe të miratohen javën e ardhëshme. Zëvendës Kryeministri Besimi në këtë kontekst potencoi pritjet tona nga diskutimet e Këshillit dhe për një dimension kohor për dinamizimin e procesit. Konstatim i përbashkët ishte se gjendja e status kuo edhe pas rekomandimit të pestë të Komisionit Evropian është i pambajtshëm. Besimi theksoi edhe njëherë se nuk duhet të ketë asnjë dilemë rreth orientimit trategjik të Republikës së Maqedonisë, e cila faktikisht është konfirmuar edhe me memorandumin për mirëkuptim ndërpartiak.
Zëvendës Kryeministri Besimi informoi për progresin rreth implementimit të elementeve nga marrëveshja politike e marsit, duke përfshirë kështu vazhdimin me reformat zgjedhore, përpjekjet e vazhdueshme për vazhdimin e dijalogut me gazetarët dhe elementet lidhur me lirinë e informimit por ceku edhe reformat ekonomike dhe përpjekjet e Qeverisë për dinamizimin e tyre të mëtejshëm. Ai gjithashtu theksoi se fokusi i Qeverisë mbetët edhe më tutje i orientuar kah mbizotërimi is ë drejtës, reformat në gjyqësi, reformat në administratën publike dhe sigurimi i sigurimit social për qytetarët e Maqedonisë.
Në interes të pranishëmve Besimi i kushtoi vëmendje edhe marrëdhënieve bilaterale vecanërisht me vendet fqinje anëtare të Bashkimit Evropian, duke theksuar kështu përpjekjet tona për një lidhje proactive të dinamizohet dijazlogu për zgjedhjen e cështjeve të hapura duke u bazuar në besim të ndërsjellë, respekt dhe reciprocitet.
Zëvendës Kryeministri Besimi shfrytëzoi mundësinë për të informuar të pranishmit edhe për Planin Akcionar për tejkalimin e rezultateve nga raporti të cilin Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar si platform në bazë të së cilës bashkë me Komisionin Evropian do të vazhdojë puna për vendosjen e bazave të Dijalogut Politik në Nivel të Lartë. Në drejtim të njëjtë u kërkua nga vendet anëtare të përkrahin kërkesën tonë për përfshirjen e Maqedonisë në makro-rajonin Adriatiko-Jonian dhe përkatësisht Strategjisë Adriatiko-Joniane.
“Antarësimi Euroatlantik i Maqedonisë është një investim për paqe dhe zhvillim të rajonit„ – deklaroi zëvendës Kryeministri Besimi, “Antarësimi në Bashkimin Evropian është një prioritet bashkues i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë pa marrë parasysh përkatësine e tyre etnike dhe religjioze „.