Lajme
03.12.2013 14:28
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, qëndron në vizitë pune në Mbretërinë Suedeze.
Gjatë vizitës zëvendës Kryeministri Besimi u takua me ministrin për cështje Evropiane z-nja Birgjita Ulson, anëtarë të Komisionit për Bashkimin Evropian në Parlamentin Suedez z-nja Valburga Habsburg Daglas dhe Z. Fredrik Federlej, si dhe me Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë Z. Frank Belfrage.
Në takimet me Ministrin për cështje Evropiane z-nja Birgjita Ulson, zëvendës Kryeministri Besimi theksoi se padyshim Suedia është një përkrahëse e fortë e politikës për zgjerim të Bashkimit Evropian, si dhe mbështetëse për procesin integrues euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë, dhe mbështetja e saj mund të jetë shembull i një procesi për përforcim të stabilitetit dhe zhvillimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Kryesia Suedeze me Bashkimin Evropian në vitin 2009 pati një rol të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë për marrjen e Raportit pozitiv nga Komisioni Evropian dhe rekomandim për fillimin e bisedimeve për antarësim, por edhe për marrjen e liberalizimit të vizave me BE-në” – theksoi zëvendës Kryeministri Besimi.
Ministrja Ulson edhe njëherë theksoi mbështetjen nga ana Suedeze për përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve për antarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, në Samitin e ardhshëm të Komisionit Evropian në Dhjetor.