Konkurse
10.5.2019 11:31
KONKURS
për zgjedhe të eseve
“Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian”
Sekretariati për Çështje Evropiane organizon aktivitete me rastin e shënimit të 9 majit - Ditës së Evropës. Në kuadër të planit për aktivitete është edhe konkursi për zgjedhjetë eseve“Me njohuri evropiane deri te kryeqendraevropiane”.
Konkursi për ese është garë për studentëuniversitar në fakultetet e shkencave shoqërore pranë universiteteve shtetërore në vend, të cilët studiojnë lëndë nga fusha e studimeve evropiane. Qëllimi i garës është që të nxitet të menduarit kritik tek studentët lidhur me integrimin evropian të vendit, si dhe njohja e tyre më e mirë me politikat e BE-së përmes mësimit dhe hulumtimit.
Secili student që do të merrpjesë në garë do të përgatit ese në temë të caktuar me profesorin - mentorin, ndërkaq pas skadimit të afatit për shkrim do të zgjidhen nga dy ese më të mira nga çdo universitet. Autorët e 12 eseve më të mira do të udhëtojnë për vizitë tre ditore studimore në Bruksel, ku do ti vizitojnë institucionet evropiane, si dhe misionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel, me qëllim që të njoftohen me funksionimin e tyre.
Bashkëpunimi me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe universitetet “Shën Klimenti i Ohrit”, “Universiteti i Evropës Juglindore”, “Goce Delçev”, “Shën Kirili dhe Metodi” dhe “Universiteti i Tetovës”, realizohet në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar në 29.01.2014, si dhe me Univerzitetin “Nëna Terezë”.
Kushte për pjesëmarrje në konkursin për ese “Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian”
Përshkrim
Konkursi për garë për ese në tema lidhur me integrimin
evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut është hapur! Të gjithë studentët
të cilët studiojnë shkencat shoqërore në universitetet “Shën Kirili dhe
Metodi”, “Nëna Tereza”, “Shën Klimenti i Ohrit”, “Goce Delçev”, “Universiteti i
Tetovës” dhe “Universiteti i Evropës Juglindore”, dhe janë të motivuar të
shkruajnë për tema në fushën e studimeve evropiane, janë të ftuar të marrin
pjesë në konkursin për ese “Me njohuri evropiane deri te kryeqyteti evropian”.
Kjo garë organizohet në kuadër të aktiviteteve të Sekretariatit për Çështje Evropiane të parapara me rastin e shënimit të 9 majit – Ditës së Evropës, me qëllim që tu mundësohet studentëve me qëndrimet e tyre të marrinpjesë në krijimin e të ardhmes evropiane të vendit.
Temat
Studentët mund të shkruajnë ese në një nga temat në
vijim:
1.Mes mitit dhe realitetit në rrugën drejt Bashkimit
Evropian;
2. Vlerat Evropiane-sfidë ose realitet në shoqerinë tonë;
3. Ballkani mes lindjes dhe perëndimit- Bashkimi Evropian
si simbol i orientimit perëndimor;
4. Sfidat e Bashkimit Evropian dhe prespektivat evropiane
të vendeve nga Ballkani Perëndimor;
5. Bashkimi Evropian, alternativë ose imperativ për
shtetet ballkanike;
6. Tregu i punës dhe mardhëniet industriale- sfidat e
reja të BE-së;
7. Evropa sociale- Evropa ekologjike:paradigma e re në
BE;
8. Procesi i vazhdueshëm reformues si sfidë për hapjen e
negociatave me BE-në;
9. Ndikimi ndaj proceseve ekonomike nga anëtarësimi i
Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian;
10. Demokraci, stabilizim dhe integrim;
si dhe tema të definuara në marrëveshje me mentorët, të cilat mbulojnë politika dhe fusha të cilat janë aktuale në BE dhe implementohen apo duhet të implementohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Rregullat për shkrim
Esetë duhet të jenë prej 3 deri në 5 faqe dhe të jenë të përbëra nga:
·
Pjesa
hyrëse, në të cilën me saktësi do të përshkruhet tema e eseit me tezën
kryesore;
·
Pjesa
kryesore, e cila mund të përmbajë disa paragrafe, varësisht nga tezat të cilat
do të shtjellohen. Kështu, në pjesën kryesore pritet të ketë të paktën një
paragraf në të cilin autori do të japë pikëpamjet – vizionin e tij për atë se
në cilin drejtim parasheh të zhvillohet politika / sektori etj për çkaelaboron
dukeu mbështetur nëargumente.
· Pjesa mbyllëse – konkluza.
Esetë duhen të jenë të shkruara me font Times New Roman, madhësia e karaktereve 12, me margjinat në vijim:lartë, poshtë, majtas, djathtas 2.5cm dhe mesrreshatave 1.5.
Përmbajtja
Gjatë shkrimit të esesëdhe përpunimit të tezave, rekomandohet të merret parasysh edhe metoda e Monesë në aspekt të fushës së përzgjedhur (aspekte të metodës së tij të cilat mbeten kyç për aktivitetet në Evropë sot: fokusi i tij në efektivitet, insistimi i tij në subsidiaritet, ndjenja e tij për kahjen–ku synojmë/targetojmë dhe vetëdija e tij për mbështetje demokratike).
Kush mund të merrpjesë?
Të ftuar janë të gjithë studentët të studimeve deridiplomike nga fakultetet e shkencave shoqërore , të cilët ndjekin lëndë nga fusha e integrimeve evropiane.
Esetë e shkruara mundë ti dorëzoni më së vonti deri më 19.5.2019 deri tek mentorët e fakultetëve tuaj:
UKM
Fakulteti Ekonomik:
Prof.
Dr. Gjorgji Gockov -
Doc.
Dr. Elena Makrevska -
Fakulteti Juridik:
Prof.
Dr. Tatjana Petrushevska -
Doc.
Dr. Lazar Jovevski -
UGD
Fakulteti Ekonomik:
Doc. Dr. Emilija Miteva-Kacarski - emilija.miteva@ugd.edu.mk
Doc. Dr. Vesna Georgieva Svrtinov - vesna.Svrtinov@ugd.edu.mk
Fakulteti Juridik:
Ass.
Dr. Dejan Marolov -
Ass.
Dr. Ana Nikodinovska Krstevska - Ana.nikodinovska@ugd.edu.mk
UKLO
Fakulteti Ekonomik:
Prof. Dr. Olivera Kostoska - olivera.kostoska@uklo.edu.mk
Fakulteti i Sigurisë:
Prof.
Dr. Marjan Gjurovski -
UT
Fakulteti Juridik:
Prof.
Dr. Mersim Maksuti
Prof.
Dr. Ali Musliu
UEJL
Fakulteti Juridik:
Prof.
Dr. Arta Selmani
Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi:
Prof.
Dr. Veton Latifi -
Universiteti Nënë Tereza
Fakulteti
i Shkencave Sociale
Prof.
Dr. Rizvan Sulejmani
Prof.
Dr. Drenusha Kamberi -
Shpërblimi
Gara do të zhvillohet në nga dy grupe nga secili
Universitet, ndërsa autori i esesëmë të mirë nga
secili grup, gjegjësisht nga secili universitet, udhëton në Bruksel në vizitë
treditore në institucionet Evropaine, misioni i Maqedonisë në Bruksel, me
shpenzime të mbuluara tërësisht për organizimin e udhëtimit.
Burime ndihmëse:
http://sep.gov.mk/content/?id=13#.XNQ6WBQzbcs
https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/instruments/overview_en
https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/instruments/funding-by-country/north-macedonia_en
http://www.sep.gov.mk/content/?id=19#.XNUv3xQzbcs
http://www.sep.gov.mk/content/?id=154#.XNUwFxQzbcs
http://sep.gov.mk/content/?id=154#.XNQ61hQzbcs
https://www.ecb.europa.eu/press/key/date/2017/html/ecb.sp170504.en.html