Lajme
12.9.2013 15:06
Sot, zëvendëskryeministri i Qeverisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi realizoi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të OSBE-së.
Takimi ishtei organizuar në suaza të vizitës treditore në Republikën e Maqedonisë, e cila njëherit bën pjesë në grupin e vizitave të rregullta joformale me abasadorët e rajonit ku OSBE-ja ka përfaqësinë e saj. Qëllimi i takimit ishte evaluimi i aktiviteteve të deritanishme të organizatës, zhvillimi rajonal dhe marrëdhëniet midis shteteve, si dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Republikës së Maqedonisë, në pajtueshmëri me prioritetet nacionale dhe interesat e vendit.
Zëvendëskryeministri Besimi informoi të pranishmit për statusin e realizimit të prioriteteve që dalin nga Dialogu Aderues i Nivelit të Lartë si dhe për proceset e tjera reformuese të cilat janë të rëndësishme për procesin eurointegrues, duke u ndalur veçanërisht tek aktivitetet të cilat ndërmerren lidhur me lirinë e shprehjes, procesin zgjedhor, reformat në administratën publike, implementimin e Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit dhe zvogëlimin e papunësisë.
Në takim, u theksua edhe përkrahja e vendeve anëtare të OSBE-së lidhur me procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, mirënjohja për rezultatet e arritura dhe njëherit shteti u inkurajua të vazhdojë me implementimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes Korrnizë si dhe me përparimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Zëvendëskryeministri Besimi, falenderoi OSBE-në për ndihmën e deritanishme në fushat në të cilat është kompetente, ndërsa fusha në të cilat bashkëpunimi mund të vazhdojë edhe më tej janë reformat në procesin zgjedhor, përparimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe procesin e mirëqenies, reformat në polici dhe politikat ndëshkuese, mbrojtjen nga diskriminimi, etj.