Lajme
29.8.2013 13:02
Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi sot qëndron në vizitë pune në Republikën e Lituanisë, e cila për momentin udhëheq me Bashkimin Evropian.
Në takimin me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Lituanisë Linas Linkevicius, zëvendës Kryeministri Besimi i dha vëmendje statusit të realizimit të detyrimeve të cilat rrjedhin nga Dialogu për Aderim në Nivel të Lartë si dhe në proceset e tjera reformuese nga agjenda Evropiane. Gjatë kësaj Besimi theksoi se në periudhën e kaluar janë realizuar rezultate shumë të rëndësishme në pamje të të gjitha sferave prioritare të përfshira në Dialogun për Aderim.
Në këtë kontekst u theksuan dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit dhe implementimi i praksës për trajnim të vazhdueshëm për gjyqtarët të cilët zgjedhin lëndë në këtë sferë, aktivitetet për reformë në ligjin zgjedhor si dhe kontrollimi i listës votuese, praksa positive në zvogëlimin e lëndëve të mbetura në gjyqe, implementimi i sistemit të karierës për përparim në karierën gjyqsore, reformat në administratën publike dhe në sferën e ekonomisë.
Ministri Linkevicius përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për ngjarjet e 24 Dhjetorit dhe theksoi se është e një rëndësie të vecantë që në periudhën e ardhshme vendi të fokusohet në vazhdimin e bisedimeve me Greqinë për gjetjen e një zgjedhje të pranueshme të përbashkët për cështjen e Emrit, të implementohen detyrimet nga marrëveshja e 1 Marsit si dhe të vazhdohet dialogu me gazetarët për gjendjen e mediumeve.
Zëvendës Kryeministri Besimi informoi edhe për konkluzionet dhe rekomandimet nga Raporti që u miratua nga Ad Hok Komisioni për cështjet e 24 Dhjetorit, që ishte obligim nga marrëveshja e Marsit.
“Vendi investon përpjekje maksimale për plotësimin e të gjitha detyrimeve të ndërmarra dhe realizimin e aktiviteteve të parapara në pjesën e integrimit Evropian. Besojmë së progresi i arritur do të vihen në dukje Raportin e vjeshtës së Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë. Përvec kësaj, është me rëndësi të vazhdohet me promovimin e marrëdhënieve me vendet fqinje dhe vendet e rajonit ku focus duhet ti vendoset zgjedhjes së cështjeve të hapura bilateral. Gjithashtu, presim që Lituania si shtet udhëheqëse e Bashkimit Evropian dhe mik i vendit tonë në samitin e dhjetorit të Bashkimit Evropian të mbështesë rekomandimin për caktimin e datës për fillim të bisedimeve për aderim”, theksoi Besimi
Zëvendës Kryeministri Besimi sot u takua edhe me zëvendës kryetarin e Parlamentit të Republikës së Lituanisë Vitautas Gapshis si dhe me udhëheqësit e komisioneve parlamentare për cështje Evropiane, për punë të jashtme si dhe me Grupin ndërparlamentar për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, si dhe me përfaqësues të Institutit Evropian për barazi gjinore.