IPA 2007 - 2013
Qëllimi kryesor i komponentit për bashkëpunim ndërkufitar është ta ruajë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin i cili ështe interes i përbashkët i shteteve të interesuara për aderim në BE dhe ta forcojë zhvillimin e harmonizuar, balansuar dhe të qëndrueshëm ndërkufitar. Në kuadër të IPA komponentit të dyte, Republika e Maqedonisë do vazhdojë me bashkëpunimin ndërkufitar me shtetet anëtare të BE-së – Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë, i cili zhvillohej në kuadër të programit KARDS. Njëkohësisht, në kuadër të këtij komponenti, Republika e Maqedonisë do të realizojë bashkëpunim ndërkufitar edhe me Republikën e Shqipërisë, ndërsa në të ardhmen e afërt, edhe me çështje që kanë të bëjnë me kufirin e saj verior. Përfundimisht, Republika e Maqedonisë do të merr pjesë edhe në Programin transnacional për Evropën Jug-lindore, që në fakt paraqet vazhdimësi të programit KARDS.
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bulgarisë
Qëllimet specifike të Programit janë: përshpejtimi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në rajonin ndërkufitar, promovimi i kohezionit social dhe bashkëpunimi ndërkufitar, si dhe zhvillimi i kualitetit të jetës në zonat ndërkufitare. Lokacioni i Sekretariatit teknik të përbashkët gjendet në Qustendil, ndërsa zyra rajonale në Strumicë. Në rajonin kufitar marrin pjesë rajoni juglindor, verilindor dhe lindor i pjesës nga Republika e Maqedonisë dhe rrethi i Blagoevgradit dhe Qustendilit në pjesën bullgare.
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë
Qëllimet specifike të Programit janë: zhvillimi ekonomik i rajonit kufitar, avansimi i infrastrukturës për turizëm dhe transport si dhe përmirësimi i mjedisit jetësor dhe aktivitete që kanë të bëjnë me jetën e balërve të njohura si aktivitete nga njerëzit për njerëzit. Në rajonin kufitar nga ana R së Maqedonisë, marrin pjesë rajoni i Pelagonisë, Vardarit, Juglindor dhe Jug-perëndimor, ndërsa nga ana greke marrin pjesë Lerini, Pela, Seresi dhe Selaniku.
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë
Qëllimet specifike të Programit janë: nxitja e zhvillimit ndërkufitar ekonomik, ekologjik dhe social me theks të veçantë në avancimin e turizmit, zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit jetësor me theks të veçantë në mbrojtjen, avancimin dhe përparimin e pasurive natyrore dhe ekosistemit, si dhe kohezionit social dhe kulturor nëpërmjet aktiviteteve të llojit nga njerëzit për njerëzit dhe nga institucionet për institucionet. Sekretariati teknik i përbashkët gjendet në Strugë, ndërsa zyra rajonale gjendet në Elbasan. Në rajonin kufitar nga ana maqedonase janë të kyçur rajoni i Pellagonisë Jug-perëndimore dhe i Pollogut, ndërsa nga ana shqiptare janë të kyçur qytete dhe rajonet si Dibra, Korça dhe Elbasani.
Kufiri verior
Në kuadër të kufirit verior, mjetet për bashkëpunim ndërkufitar me kukufirin verior për vitin 2007 janë transferuar n[ Programin me Shqipërinë. Mjetet për vitin 2008 janë plotësuar në suaza të komponentit 1- fishe për menaxhimin e integruar kufitar. Menjëherë pas maturimit të plotë të kërkesave për projektin e Programimit operativ për kufirin verior, Republika e Maqedonisë do të aderojë drejt përgatitjes së Programit operativ, me qëllim që i gjithë teritori i Republikës së Maqedonisë, të jetë i kyçur në bashkëpunimin ndërkufitar të IPA-s
Programi transnacional për Evropën Jug-lindore
Programi transnacional për Evropën Jug-lindore, kryesisht është e fokusuar në lëmenjt në vazhdim: inovacione, mjedisi jetësor, qasje në zhvillim të qëndrueshëm urban. Në kuadër të qëllimeve globale të Programit, do të zhvillohen partneritete transnacionale për punë me rëndësi strategjike për shkak të përmirësimit të procesit të teritorijalitetit, integrimit ekonomik dhe social dhe të kontribuohet drejt kohezionit, stabilitetit dhe konkurencës.
Dokumentet kyçe
Shqipëri
Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë (versioni në gjuhën maqedonase dhe angleze)
Bullgari
Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë (versioni në gjuhën maqedonase dhe angleze)
Greqi
Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë (versioni në gjuhën maqedonase dhe angleze)
Kosovë
Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës (versioni në gjuhën maqedonase dhe angleze)
Programi transnacionale për Evropën Jug-lindore (versioni në gjuhën maqedonase dhe angleze)